Problemi i ajrit të ndotur në Ballkan ka marrë përmasa alarmuese. Kjo evidentohet edhe në statistikat e fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Automjetet e vjetra ndër ndotësit më të mëdhenj.
Për shumë vite është anashkaluar zgjidhja e problemit të ajrit të ndotur në Ballkan, një problem që debatohet zëshëm ne Evropën Perëndimore, ku në statistika thuhet se ndër 100 mijë banorë, 23 vetë humbin jetën nga ndotja e ajrit. Vlen të përmendet se si në pothuajse çdo problem tjetër, poashtu edhe në këtë rast, vendet më pak të zhvilluara janë edhe më të prekura. Në Ballkan, numri i viktimave nga ndotja e ajrit në 100 mijë banorë, varion nga 160 deri më 230 viktima. Bosnje-Hervegovina renditet si vendi më i prekur me numrin më të lartë të viktimave, duke u ndjekur ne listë nga fqinjët e tjerë të Ballkanit, Shqipëria e më pas Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Serbia. Rajoni i Ballkanit është pjesa e Evropës me atmosferën më të ndotur.
Vlatka Matkoviç Puljiq, përgjegjëse për shëndetësinë dhe energjinë për rajonin e Ballkanit në Aleancën për Shëndetësi dhe Mbrojtje të Mjedisit HEAL me qendër në Bruksel, për DW thotë se problemi i ndotjes së ajrit në këtë rajon është ‘problem i tmerrshëm’ dhe ndër ndotësit më të mëdhenj ajo rendit industrinë, pastaj trafikun dhe lëndët djegëse. “Si problem kryesor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë termocentralet, e në nivel lokal është trafiku dhe lëndët djegëse kryesisht për ngrohje”.
Emetimet e lartë të grimcave të dëmshme të ajrit në një vend do të thotë se ato dëmshme mund të përfundojnë në vendet e tjera fqinje.
“Nuk mund të luftohet ndotja e ajrit vetëm në komunitetin lokal. Nëse ka një ndotës që është pranë dhe nuk mund të ndalohet emetimi, sepse i takon një shteti tjetër, në këtë rast duhet bashkëpunim ndërshtetëror. Për shembll, nëse Kroacia dëshiron të bëjë diçka për të përmirësuar cilësinë e ajrit, nuk do t’ia arrijë qëllimit, sepse Serbia dhe BH si fqinjë e ndotin ajrin. Dhe ajri nuk njeh kufi shtetëror.” Matkoviç Puljiq më tej thekson se bashkëpunimi midis vendeve është i pashmangshëm, për të bërë hapa konkrete drejt filtrimit ose mbylljes së termocentraleve.
Në vendet e ish-Jugosllavisë ende industria shihet si ndotësi më i madh i ajrit. Ndërsa Shqipëria është e prekur rëndë nga një problematikë e natyrës tjetër.
“Edhe sot pas 27 vitesh industria në vend është shumë pak e zhvilluar dhe nuk përbën ndotësin kryesor në mjedis, ndërkohë që transporti që renditet i dyti sektor në konsumin e energjisë është ndoshta i pari në ndotjen që shkakton në mjedis”, thotë Olsi Nika, nga organizata EcoAlbania për DW.
Ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit luftohet kundër një problemi që shkaktohet për të siguruar një standard ekonomik, në Shqipëri vjen problemi i ndotjes së ajrit pjesërisht vetëm nga transporti. Kjo bëhet e qartë në zona të kryeqytetit ku „normat e PM 10 dhe PM 2.5 (substancat e ngurta të mbetura pezull në ajër) janë disa herë më të larta se normat e lejuara në një kohë ku nuk operojnë fabrika industriale”, thotë Drejtori Ekzekutiv nga EcoAlbania, Olsi Nika. Ky problem haset edhe në zonat e tjera urbane të Shqipërisë. Kur kemi ende një rrjet komunikimi, i cili le shumë hapësirë për të dëshiruar, kryeqyteti duket qartë se nuk mundet as përafërsisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve.
Ndërkohë në Tetovë edhe pse si ndotësi i tretë më i madh në renditje qyteti nuk ka as transport publik. Arianit Xhaferri nga organizata Eco Guerrila kërkon sa më parë vendosjen e transportit publik, që të ofrohet një alternativë tjetër krahas automjeteve private për qytetarët. Për të njejtin problem flitet edhe në Bosnjë ku transporti është ndotësi i dytë më i madh. Për DW nga organizata Eco Akcion nga Sarajeva, thuhet: „kur importohet një automjet në BH është e nevojshme që automjetet të kenë motor EURO 4. Megjithatë, ky nuk është problemi më i madh. Problem akoma më alarmues është mosha mesatare e automjeteve në rrugë. Një numër i konsiderueshëm i automjeteve që ende lëvizin janë të prodhuara në vitet 1980″. Një gjendje pak a shumë e njëjtë gati në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Pas vendimit të Gjykatës Federale Adiministrative të Gjermanisë, ku bashkitë e komunat kanë të drejtë të vendosin për ndalimin e automjeteve dizel më të vjetër se ato me standard EURO6 ka rënë vlera e automjeteve dizel në Gjermani. Kjo po rezulton me një fluks të automjeteve Diesel drejt Ballkani në veçanti në Shqipëri, ku automjetet gjermane kanë një prestigj shumëvjeçarë. Në janar 2018, ndotja e ajrit në Prishtinë arriti një nivel gjashtë herë më të lartë se normat e caktuara. Masat ekstreme, të cilat u ndërmorën me ndalesën gjithpërfshirëse të komunikacionit në qytet, ishte një reagim refleksiv, gjë që nuk mund të konsiderohet si zgjedhje e përhershme e problemit.
“Ndërhyrja e autoriteteve për përmirësimin e situatës të paktën deri tani ka rezultuar të jetë e pamjaftueshme. Megjithatë vlen të përshëndeten nismat e tilla të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit për të vendosur si kufi të poshtëm limit përdorimin e motorëve Euro 5. Kjo mund të jetë një masë, e cila padyshim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve”, thotë Nika nga EcoAlbania. Po të shohësh zhvillimet e fundit në tregun e automjeteve, ndoshta nismat e Ministrive të Ballkanit duhet të jenë më të shpejta. Rregullimi i importit të automjeteve me motor Diesel ndoshta do të shmangte në kohë rrezikun nga perëndimi.
Për të mbrojtur mjedisin duhet vetëdijësim më i lartë i qytetarëve në përmasa rajonale. Shumë organizata ekologjike të Ballkanit Perëndimor janë duke luftuar në mënyrë aktive këtë problem. Olsi Nika thotë se që të jesh qytetar i mirëfilltë duhet „të jesh i angazhuar e aktiv duke rritur presionin e llogaridhënies kundrejt vendim-marrësve e politikëbërësve për të ndërmarrë hapa dhe veprime që të përmirësojnë situatën e ndotjes apo problematika të tjera që lidhen me përditshmërinë tonë.” Duke patur parasysh detyrën e tyre si qytetarë, Xhaferri nga EcoGuerilla kërkon nga institucionet përkatëse të mos e lënë mbrojtjen e mjedisit në vullnetin e mirë të qytetarëve. Më tej ai thekson që “deri tani kemi parë shumë rekomandime, fare pak masa (për të mos thënë aspak) dhe gjoba e ndëshkime ndaj kundërvajtësve që nuk vihen në fuqi”.
Organizata nga qyteti i Tetovës është një shembull pozitiv në atë se si mund të ndryshohen politikat ndaj qytetarëve. Kjo u demonstrua duke protestuar disa vite radhazi për ajër të pastër në qytetin e tyre. Kërkesa kryesore ishte që termocentrali ‘Jugohrom’, me vendndodhje afër qytetit të Tetovës të vendoste filtra sipas rregulloreve dhe ligjeve evropiane.
“Sukses më i këndshëm do ishte vendosja e filtrave, përmbushja e kërkesave dhe standardeve ekologjike me çka s’do humbte askush punën, por u desh bërë ajo që duhej bërë sepse ata (dukej qartë) se talleshin me jetën dhe shëndetin e tetovarëve, dhe as që mendonin të bënin hap përpara në kuptimin e përmbushjes së standardeve”, thotë Arianit Xhaferri, duke shprehur keqardhje për qytetarët që humbën vendin e punës.
Në anën tjetër, Xhaferri është shumë mirënjohës ndaj qytetarëve që mbështetën organizatën gjatë aktiviteteve dhe që ishin gjithmonë iniciativa paqësore. Rezultatet janë të dukshme, Tetova tani më nuk është qyteti më i ndotur maqedonas.
Tetova është shembull pozitiv, por a do të mundet Ballkani të ndryshojë të ardhmen si rajon? Shpresa ka, po ashtu edhe shembuj pozitiv edhe pse janë shumë të pakta në numër. Iniciativa të ardhshme me kapacite dhe fuqi më të madhe ndryshuese janë të nevojshme për të minimizuar efektet e rrezikshme të ndotjes së ajrit për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë