LAJMI I FUNDIT:

Deputetët në Maqedoni vitin e kaluar kanë marrë deri 12 mijë euro për harxhimet e rrugës (Video)

Deputetët në Maqedoni vitin e kaluar kanë marrë deri 12 mijë euro për harxhimet e rrugës (Video)

Deputeti i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), Alija Kamberoski, mban rekord sa i përket mjeteve të marra për harxhimet e rrugës nga Kuvendin për vitin 2017. Ai prej muajit mars deri në nëntor të vitit të kaluar, vetëm për 9 muaj nga Kuvendi ka marrë 12.847 euro për harxhimet e rrugës.

Përderisa në rrjetet sociale qytetarët merreshin me ish-deputeten e OBRM-PDUKM-së, Silvana Bonevën, deputetët tjerë gjithashtu kanë marrë shuma të mëdha për transportin në vendin e punës. Kritikat në opinion nuk shqetësuan deputetë, të cilët edhe gjatë vitit të kaluar kanë shfrytëzuar këto benefite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfaks, transporti i deputetëve përmes pikave pagesore buxhetit të shtetit i ka kushtuar afërsisht 465 mijë euro, pa llogaritur muajt janar, shkurt dhe dhjetor. Kjo do të thotë se 50 mijë euro në muaj janë paguar vetëm për këtë qëllim.


Në listën më poshtë janë deputetët të cilët kanë harxhuar më shumë para për të ardhur në Kuvend dhe për t’u kthyer pas. Në listën e Top 20 deputetëve të cilët kanë harxhuar më shumë, përveç Alija Kamberovskit, i cili vjen nga Struga, në vendin e dytë është deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska e cila është nga Manastri dhe për 9 muaj ka marrë 11.736 euro, ndërsa në vendin e tretë është Liljana Zaturoska nga OBRM-PDUKM e cila ka marrë 11.435 euro.

Përndryshe, Prokuroria Speciala ka nisur hetime për disa deputetë dhe ish-deputetë, të cilët dyshohet se kanë dorëzuar të dhëna të rrejshme për të shfrytëzuar benefitet e harxhimeve të rrugës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij

Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Kurti emëron Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Kurti emëron Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Lajme
Begaj i “ankohet” Erdogan për zyrën e vogël: Po i them Edit për një ndërtesë tjetër

Begaj i “ankohet” Erdogan për zyrën e vogël: Po i them Edit për një ndërtesë tjetër

Lajme
Marrëveshje bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë, Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah

Marrëveshje bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë, Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah

Lajme
Kalo në kategori