Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar trajnerin e ri i cili është zvicerani Bernard Challandes.
Prezantimi i trajnerit është bërë në zyrat e FFK-së, ku ai ka folur për punën e tij të re.
Ish-trajneri i Kombëtares së Armenisë ka bërë karrierë të gjatë në skuadrat zvicerane.
FFK ka publikuar edhe biografinë e trajnerit Challandes.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, ka lindur më 26 korrik të vitit 1951 në Le Locle të Zvicrës.
Ai e nisi karrierën në klubin e qytetit të lindjes si 17-vjeçar, derisa më pas për shkak të studimeve u transferua në skuadrën Urania Geneve Sport ku luajti për dy edicione, për t’u rikthyer sërish më pas në klubin e tij të zemrës.
Në vitin 1976 ai u huazua në Ligën e Parë te skuadra La Chaux-de-Fonds dhe më pas luajti edhe te FC Boudry dhe FC Saint-Imier. Pikërisht në klubin Saint-Imier e nisi edhe zejen e trajnerit në vitin 1978 ku qëndroi deri në vitin 1982.
Më pas për disa edicione e drejtoi skuadrën e tij të zemrës, Le Locle. Për dy vite udhëhoqi skuadrën La Chaux-de-Fonds, kurse nga viti 1987 e deri më 1994 drejtoi skuadrën tjetër zvicerane, Yverdon Sports.
Më pas nga një edicion udhëhoqi skuadrat elitare zvicerane, Young Boys dhe Servette.
Nga viti 2001 deri në vitin 2007 e udhëhoqi Kombëtaren U-21 të Zvicrës, kurse më herët ishte dhe përzgjedhës i grupmoshave U-17 e U-18, derisa suksesin më të madh e arriti me skuadrën Zurich, me të cilën arriti ta fitojë titullin e kampionit në edicionin 2008/09, derisa në vitin 2011 e fitoi Kupën e Zvicrës me Sionin.
Challendes më pas udhëhoqi edhe skuadrat tjera zvicerane Neuchatel Xamax, Thun dhe Young Boys, para se të marrë drejtimin e Kombëtares së Armenisë në shkurt të vitit 2014, e ku dha dorëheqje në mars të vitit 2015 pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë kombëtare në Euro 2016.
Që nga viti 2015 e deri më tash ai e ka kryer funksionin e skautit në skuadrën kampione të Zvicrës, Basel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje