LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Faleminderit për besimin, e njoh mentalitetin e futbollistëve të Kosovës që duan gjithmonë të fitojnë

Challandes: Faleminderit për besimin, e njoh mentalitetin e futbollistëve të Kosovës që duan gjithmonë të fitojnë

Bernard Challandes është trajneri më i ri i Kosovës.

Trajneri i njohur zviceran është prezantuar në zyrat e FFK-së nga kryetari i Federatës, Fadil Vokrri.


66-vjeçari ka falënderuar për besimin e dhënë krerët e FFK-së, duke thënë se është kënaqësi që do të punoj me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Dua të ju falënderojë për besimin e dhënë. Për mua është një kënaqësi e madhe që jam këtu dhe do të punoj me Kosovën”, ka thënë Challandes në konferencën për media.

Zvicerani ka thënë se e njeh ekipin e Kosovës që është një ekip i ri dhe që është bërë një punë e madhe.

“Ekipi është i ri dhe e di që është bërë një punë e madhe për të arritur deri këtu”.

“Na mbetet të punojmë edhe më shumë, të bëjmë përvojën e duhur dhe të marrim progres”, ka thënë Challandes.

“Jam duke i përcjellë të gjitha gjeneratat nga U17 deri në U21. I njoh futbollistët e Kosovës dhe mentalitetin e tyre”.

Ekskluzive – Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë
Lexo po ashtu Ekskluzive – Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë

“Kam punuar me shumë lojtarë shqiptarë në Zvicër si Behrami dhe të tjerët dhe e di mentalitetin e tyre që duan gjithmonë të fitojnë”, ka thënë Challandes që deklaroi se nuk është as Mourinho e as Guardiola.

“Nuk jam Mourinho ose Guardiola por dua të bëjë diçka më shumë për ta dërguar Kosovën te para”, ka përfunduar Challandes.

Kontrata e zviceranit është dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori