LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Moszgjidhja e emrit, rrezik për sigurinë (Video)

Osmani: Moszgjidhja e emrit, rrezik për sigurinë (Video)

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thotë se Maqedonia është përpara shansit historik për integrim në NATO dhe BE. Në emisionin Rruga Drejt që do të transmetohet sonte, Osmani tha se tani është momenti kyç për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë rreth çështjes së emrit, në të kundër Maqedonia do të duhet të pres edhe shumë vite të tjera jashtë strukturave euroatlantike gjë që do të rrezikonte stabilitetin e Maqedonisë edhe në aspektin e sigurisë.

Nga ana tjetër, Parlamenti grek vloi nga akuzat e ish ministres së jashtme, Dora Bakojani drejtuar ministrit të jashtëm, Nikos Kocias. Bakojani sulmoi Kocijsin se po bën diplomaci të fshehtë për emrin, pas çka ky i fundit me kundër akuzë se pikërisht Bakojani kishte negociuar fshehtas duke e përfshirë një ish agjent të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës. Ajo kërkoi nga Kocias ta njoftojë opozitën për negociatat ashtu siç ajo e kishte njoftuar partinë e tij, kur ishte në opozitë. Por Kocijas tha se opozita ka qenë e njoftuar gjatë gjithë kohës për rrjedhën e bisedimeve.

Kreu i Selanikut, Yannis Boutaris ndërkaq ka theksuar se tani është rasti që të mbyllet çështja e emrit.


Tani e kemi mundësinë që të përfundojmë me këtë çështje të hapur, në dobi të Greqisë, sepse sot vendi fqinj në tërë botën është i njohur vetëm me emrin kushtetues. Shkupjanët nuk janë kanibalë, vetëm pasi i ka udhëhequr Gruevski, një nacionalist radikal, i barabartë me ultra patriotët tanë – deklaroi Yannis Boutaris, Kryetar i Selanikut.

Pavarësisht se kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kërkojnë që opozitat t’i mbështesin në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar, një gjë e tillë akoma nuk është arritur. Megjithatë besohet se partitë në pushtet mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për miratimin e një marrëveshjeje eventuale që mund të arrihet për emrin./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori