LAJMI I FUNDIT:

Prishtina me qendër stërvitore evropiane, plani dhe pamjet se si do të duket investimi 3.5 milionë euro (Foto)

Prishtina me qendër stërvitore evropiane, plani dhe pamjet se si do të duket investimi 3.5 milionë euro (Foto)

Qeveria e Kosovës përfundimisht ka vendosur ditën e mërkurë që t’i ndajë një parcelë të tokës prej 5.6 hektarësh në Bërnicë të Epërme, klubit të futbollit Prishtina.

Aty Prishtina do ta ndërtojë një kompleks sportiv.

Ky projekt pritet që FC Prishtinës t’i kushtojë 3.5 milionë euro, ndërsa do të bëhet me ndihmën e klubit gjerman Greuther Furth, me të cilin prishtinasit kanë bashkëpunim tash e një kohë të gjatë.


Për hir të vërtetës ky projekt ka qenë i përpiluar shumë moti, por pushteti lokal nuk i kishte ndarë tokë klubit prishtinas.

Pamje nga projekti i Prishtinës

Kryetari i klubit, Remiz Ejupi, e ka falënderuar qeverinë dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë”.

Plani i projektit

“Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, theksoi Ejupi.

Çfarë do të përbaljë kjo qendër stërvitore

Në projektin që Prishtina e ka gati parashihet ndërtimi i tri fushave të dimensioneve të mëdha.

Dy fusha do të jenë me bari sintetik, ndërsa një me  bari natyral.

Projekti

Aty parashihen edhe dy fusha me dimensione të vogla dhe një fushë tenisi.

Objekti

Po ashtu nuk do të mungojë as parkingu për një numër të madhe veturash.

Pishina

Në ambientet e brendshme do të ketë zyra të klubit, pishinë, sallë fitnesi, restorant dhe qendër masazhi. /Telegrafi/