Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu dhe drejtuesit e Odës rajonale të Prizrenit, kanë vizituar kryetarin e ri të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe është biseduar për avancimin e klimës për biznes në këtë komunë duke mbështetur një dialog dhe partneritet të drejtpërdrejtë komunë-biznes.
Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se kjo komunë për Kosovën ka rëndësi strategjike për proceset zhvillimore, jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë qendror.
“Kjo komunë posedon numrin më të madh të bizneseve aktive dhe paraqet një ndër komunat më të fuqishme në Kosovë, në aspektin e kontributit për tatim pagim është po ashtu komuna lider, e në veçanti politika e punësimit dhe fuqizimi i NVM-ve në sektorin prodhues na obligon dhe meriton që kjo komunë të ketë respekt dhe trajtim më të fuqishëm nga niveli qendror.
Më gëzon fakti që tek kryetari Haskuka, e gjeta një qasje pro-biznes, ku prioritet është përmirësimi I ambientit I të bërit biznes në rend të parë për bizneset vendore por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në këtë takim, theks të veçantë i’u kushtua kërkesës për Zonën Ekonomike të Prizrenit, që ka qenë kërkesë e kahershme e OEK-ut, dhe dua të besoj që zotimet e kryetarit Haskuka do të realizohen në këtë drejtim bazuar në legjislacion dhe transparencë. Avancimi i dialogut në sektorin privat përmes një Këshilli Konsultativ në nivel të komunës, do të jetë një objektiv tjetër që bashkërisht do ta realizojmë. Promovimi i produkteve MADE IN KOSOVA, e në veçanti ato që i ofron Prizreni, duhet të promovohen më tepër, sidomos në aspektin bilateral dhe rajonal.
Një temë që është diskutuar dhe dakorduar nga të dyja palët, është një qasje më agresive në kontekstin pozitiv, për të promovuar investimet e huaja në Prizren, por edhe në Kosovë duke targetuar edhe Diasporën tonë, e në veçanti tërheqjen e investimeve nga Turqia në prodhim me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, prodhimtari dhe përmirësim të bilancit të pagesave dhe përmirësim të imazhit.
Nga ana e tij, kryetari Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se gjatë takimit u bisedua për çështjet ekonomike të cilat janë sfiduese për qeverisjen lokale por në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me komunitetin e biznesit në Komunën tonë do të avancojmë në këtë drejtim.
Më gëzon fakti që gjatë këtij takimi i konkretizuan shumë gjëra me rëndësi ekonomike dhe besoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen këtë formë të dialogimit dhe të avancimit të partneritetit me biznesin vendor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje