LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes për emrin

Zaev: Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes për emrin

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Financial Times” vlerëson se Maqedonia dhe Greqia po afrohen drejt zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar për emrin.

Zaev thekson se kjo çështje do të mund të mbyllet para Samitit të NATO-s në Bruksel në korrik të këtij viti prej ku Maqedonia pret ftesë për anëtarësim.

“Jam optimist. Është shumë vështirë, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por, do të ishte mirë për të dyja palët të gjejmë zgjidhje sa është e mundur më shpejt”, thotë Zaev.


Ai edhe njëherë përsëriti se nuk është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, në çfarë insiston pala greke si garanci për marrëveshje eventuale.
“Tani kërkesa e re nga Greqia është se duhet të bëjmë ndryshim të Kushtetutës sonë. Por, Kushtetuta është vetëm libër me rregulla vendore dhe nuk ka kurrfarë implikimesh jashtë vendit. Në çdo rast ndryshimi i Kushtetutës nuk do të thoshte garanci përfundimtare, sepse ndonjëra Qeveri e ardhshme në të ardhmen do të mundte përsëri ta ndryshojë Kushtetutën”, thotë Zaev.

Për emrat të cilat në opinion përmenden si propozime të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz (Republika e Maqedonisë (Shkupi), Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia e Re), Zaev potencon se emri Maqedonia e Re është i papranueshëm, sepse nuk ka përcaktim gjeografik, dhe se mund të negociohet për katër emrat e tjerë.

Në intervistë për “Financial Times” Zaev vlerëson se integrimi i Maqedonisë në NATO duhet të shkojë përpara pa dallim të kundërshtimit rus për zgjerim të Aleancës.

“Rusia nuk ka asgjë kundër integrimit tonë në BE, por nuk e sheh me aq pozitivitet në integrimin tonë në NATO. Kemi marrëdhënie të mira me Rusinë. Ato duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk ka alternativë tjetër për vendin tonë përveç integrimit në BE dhe NATO”, deklaroi Zaev.

Në lidhje me përkrahjen e opozitës për marrëveshje eventuale me Greqinë, duke e pasur parasysh se është e domosdoshme të ratifikohet në parlamentet e të dy vendeve, Zaev thotë se ajo ndoshta edhe nuk do të shkojë ashtu lehtë.

“Edhe në të dy vendet ekziston shumë nacionalizëm, kritikë, njerëz dhe grupe të cilat janë kundër marrëveshjes”, thotë Zaev për “Financial Times”./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori