LAJMI I FUNDIT:

Villas-Boas: Juventusi mund të rikthehet ndaj Tottenhamit

Villas-Boas: Juventusi mund të rikthehet ndaj Tottenhamit
SAITAMA, JAPAN - APRIL 11: Andre Villas Boas of Shanghai SIPG looks on prior to the AFC Champions League Group F match between Urawa Red Diamonds and Shanghai SIPG FC at Saitama Stadium on April 11, 2017 in Saitama, Japan. (Photo by Masashi Hara/Getty Images)

Trajneri portugez Andre Villas-Boas, beson që Juventusi do të rikthehet ndaj Tottenhamit, pasi sipas tij në Wembley nuk ka atmosferë.

Bianconerët ishin duke fituar 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa anglezët u rikthyen në lojën me d gola, duke e mbyllur ndeshjen 2-2.


“Juve ka më shumë eksperiencë dhe lojtarë që kanë luajtur në këto nivele”.

“Tani ata duhet ë fitojnë ose të barazojnë 3-3. Nuk është e pamundur, por do të jetë shumë e vështirë, pasi që Tottenham po kalon një periudhë të mirë, luajnë lojë fizike dhe mund të bëjnë probleme”.

Pamje nga ndeshja e parë. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Në Torino, Juventusi hasi në vështirësi në mbajtjen e topit që e zotëruan anglezët”.

Juventus – Tottenham, formacioni i kombinuar me yjet e dy skuadrave
Lexo po ashtu Juventus – Tottenham, formacioni i kombinuar me yjet e dy skuadrave

“Në shtëpi ata vuajtën, por më lehtë do ta kenë si mysafirë, pasi që Wembley është një stadium i jashtëzakonshëm, ku atmosfera e krijuar nuk dëgjohet në fushë dhe fansat nuk mund të bëjnë presion”.

Buffon dhe Kane pas ndeshjes (Getty Images)

“Nuk është e pamundur për Juventusin, por Tottenhami janë skuadër e organizuar dhe do të mundohen të luajnë me topin ashtu siç bënë në Torino”, ka thënë Villas Boas.

Ndeshja me Tottenhamit dhe Juventusit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme nga ora 20:45. /Telegrafi/