Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha në Beograd se Bashkimi Evropian nuk mund t’i pranojë ato vende që nuk i kanë zgjidhur reciprokisht mosmarrëveshjet territoriale.
Junker pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, tha se është optimist për rrugën e Serbisë në BE.
“Bindja ime është se ne nuk mund të pranojmë vende në BE që nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale mes tyre. Ne nuk mund të importojmë mosmarrëveshje dypalëshe. Është e rëndësishme që këto mosmarrëveshje të zgjidhen para se të bashkohen me BE-në, sepse ne duam t’i japim stabilitet vendeve të Ballkanit dhe nuk importojmë paqëndrueshmëri”, shpjegoi ai, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ai tha se BE do që të normalizojë marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje të detyrueshme ligjore.
Ndërkaq, presidenti serb Alkesandër Vuçiq theksoi se vizita e Junker është një bisedë e hapur.
“Në Bruksel flitet shumë për Serbinë. Doja të bisedoja drejtpërdrejt për serbët dhe Serbinë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët duke mos i dëgjuar ata. Kjo nuk është një vizitë inspektimi, por një bisedë e hapur”, theksoi Vuçiq.
Juncker tha se kjo ishte një vizitë përpara Samitit të planifikuar në Bullgari që do të mbahet në muajt e ardhshëm.
“E gjithë kjo tregon se sa kujdesemi për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe se janë prioritet për ne. Gjithmonë kam besuar se Ballkani Perëndimor dhe Serbia duhet të jenë pjesë e BE-së, sepse pa to BE-ja nuk është e plotë”, theksoi ai.
Sa për datën e pranimit të Serbisë në BE, ai tha se kjo nuk varet nga BE-ja, por nga vetë Serbia.
“Unë e di se ka shumë njerëz që flasin për vitin 2025, por unë dua të jem i qartë se ky nuk është një premtim, por perspektiva apo data indikative është inkurajim për shkak se një vend që dëshiron të bëhet anëtar duhet të bëjë përpjekje të mëdha dhe duhet të inkurajohen në këtë drejtim”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se ne duhet të kuptojmë se sa dhe pse është e rëndësishme për të arritur një kompromis me Prishtinën, përndryshe do të themi “mbytemi në të kaluarën tonë”.
“Kjo është çështja më e vështirë për ne dhe kjo është një pyetje për Serbinë të gjithë qytetarët tanë dhe për të ardhmen tonë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj