LAJMI I FUNDIT:

Tadiq: Serbia në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Tadiq: Serbia në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Ish-Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Demokratike Serbe, Boris Tadiq, ka njoftuar se Serbia që nga dita e djeshme është në listën e zezë të organizatës ndërqeveritare që lufton kundër larjes së parave dhe financimit të organizatave terroriste (FATF).

“Serbia prej dje është gjendur në ‘listën e zezë’, bashkë me Jemenin, Sirinë, Irakun, me shtetet që marrin pjesë në larjen e parave dhe institucionet e të cilave nuk e pengojnë derdhjen e parave për organizatat terroriste. Këtë qeveria jonë e fsheh nga publiku”, u tha Tadiq gazetarëve para selisë së partisë, shkruan B92, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se nga kjo listë është përjashtuar Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia është futur në të, gjë që e bën vendin e vetëm nga Ballkani në atë listë të ‘vendeve të poshtëruara’.


“Shumë herë kam thënë për njerëzit që sot janë në pushtet shesin ilegalisht armë për grupet terroriste dhe subjekte të ndryshme paralele në botë, si rezultat i të gjitha është se Serbia tash është në ‘listën e zezë’”, ka thënë Tadiq.

Tadiq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare SDP, “ka lidhje me krim të organizuar, pastrim parash dhe e ndërlidh Serbinë me vendet më të zeza të botës”.

“E gjithë kjo ndërlidhet në sistem të përbashkët, e kjo është hallka e shtetit me krimin e organizuar, që prodhon rrezik për jetën jo vetëm të qytetarit siç ishte Oliver Ivanoviq, por për të gjithë qytetarët”, ka vlerësuar ish-Presidenti serb, Tadiq.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është vrasja e katërt politike që ka ndodhur në 20 vjetët e fundit në Serbi dhe ne jemi i vetmi vend në territorin e Evropës ku ka ndodhur diçka që turpëron të gjithë përfaqësuesit e shtetit”, ka shtuar ai.

Përveç kësaj, Tadiq ka rikujtuar se Ivanoviq para se të vritej kishte tërhequr vërejtjen për kërcënime dhe se për këtë kishte informuar Agjencinë Informative të Sigurisë (BIA), por Ivanoviqin askush nuk e kishin marr në mbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori