LAJMI I FUNDIT:

Lawrence nuk mendon se Kim Kardashian e konsideron shoqe

Lawrence nuk mendon se Kim Kardashian e konsideron shoqe
(Foto: Getty Images)

Jennifer Lawrence mendon se shoqëria e saj me Kim Kardashian është e njëanshme dhe se pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk e konsideron shoqe aktoren.   

Në nëntorin e kaluar, aktorja 27-vjeçare bëri rolin e prezantueses duke e intervistuar bukuroshen 37-vjeçare në emisionin Jimmy Kimmel Live! dhe dukej se ato kishin shoqëri të mirë.

(Foto: Getty Images)

Jennifer kishte treguar se është shoqëruar në të kaluarën me Kim dhe nënën e saj duke rrëfyer momentin kur ishte dehur dhe ishte zhveshur në shtëpinë e Kris Jenner.


“Mbaj mend kur jam zhveshur në banjën e nënës tënde dhe të kam kërkuar të më veshës. Dhe ti më veshe për mrekulli. Dukesha fantastike”, Lawrence i kishte thënë me shaka Kimit në emision.

(Foto: Getty Images)
Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t'i përkushtohet luftës kundër korrupsionit
Lexo po ashtu Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t'i përkushtohet luftës kundër korrupsionit

Megjithatë, derisa aktorja e konsideron Kardashianin si një prej shoqeve të ngushta, ajo nuk mendon se edhe 37-vjeçarja ndihet njësoj.

“Nuk e di se a do të më thërriste shoqe. Është me gjasë shoqëri e njëanshme”, ka thënë Jennifer.

(Foto: Getty Images)

Përkundër kësaj, 27-vjeçarja ka vazhduar t’i japë lëvdata Kimit duke thënë se ishte entuziazmuar shumë gjatë shoqërimit me të dhe familjen e saj.

“Janë të mençura, me këmbë në tokë, normale dhe shumë argëtuese. Janë shumë të këndshme, të afërta, besnike ndaj njëra-tjetrës… Ato kanë qenë shumë të dashura me mua”, janë fjalët e Lawrence. /Telegrafi/