LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa pranon se këngët e saja janë të frymëzuara nga ish- të dashurit

Dua Lipa pranon se këngët e saja janë të frymëzuara nga ish- të dashurit
(Foto: Getty Images)

Dua Lipa ka thënë se të gjitha këngët e saj janë të frymëzuara nga ish-të dashurit që ka pasur. 22-vjeçarja i ka përshkruar ‘ish-ët’ nga manipulues e deri në të tmerrshëm.

“(Disa) kanë qenë manipulues ndjenjash. Pastaj kam dalë me një tip që asnjëherë nuk hante perime. Thosha: ‘Kjo është e tmerrshme. Po han si një pesëvjeçar. Nuk mundem kështu”, ka treguar ajo për Rolling Stone.


(Foto: Getty Images)

Edhe kënga e saj depërtuese “Hotter Than Hell” është e frymëzuar nga faqja Tumblr dhe po ashtu nga një ish- i dashur tjetër.

TË GJITHA LAJMET PËR DUA LIPËN
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR DUA LIPËN

“Isha duke përjetuar një ndarje të vështirë. Dikush që më bënte të mendoja se nuk isha e mirë. Mirëpo, kur e shkrova këtë këngë, doja ta bëja të dukej sikur ai nuk arrinte të nxirrte të mirën nga unë. Kënga ishte e mirë, por refreni nuk ishte i duhuri”.

“Ndërsa duke kërkuar në Tumblr, i pashë fjalët “Hotter than Hell” me të kuqe dhe një prapavijë të zezë. Dhe thashë: ‘Kjo është bukur! Çfarë nëse ai ka menduar se unë kam qenë tepër atraktive dhe nuk e doja atë?'”, ka thënë këngëtarja.

Për albumin e dytë, Dua është duke punuar me producentin muzikor, Max Martin, i cili ka bashkëpunuar me shumë të famshëm, nga Celine Dion deri te Katy Perry.

Mirëpo, nuk është se ajo ka nevojë për ndihmë, duke qenë se tashmë i fitoi dy çmime në ceremoninë e Brit Awards dhe “New Rules” është hit i madh botëror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori