Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është interes shtetëror, por që Kuvendi i Kosovës nuk po ia del assesi ta kryejë këtë obligim. Pavarësisht, se as të premten kjo çështje nuk mori epilog dhe seanca e jashtëzakonshme u ndërpre që në fillim, analistët besojnë se deri të mërkurën ku edhe do të mbahet vazhdimi i seancës, do të gjendet një zgjidhje.
Analisti Rrahman Paçarizi për Telegrafin ka thënë se partitë politike duhet të ulen dhe të gjejnë formulime të përshtatshme për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës është interes shtetëror.
“Hapat janë të thjeshtë, partitë politike duhet të ulen dhe gjatë këtyre ditëve të gjejnë formulime të përshtatshme që nuk e lëndojnë sedrën e asnjë lideri politik. Futja e raportit të Komisionit të udhëhequr nga Bulliqi në të njëjtën pako është e dëmshme dhe me pasoja direkte juridike për deputetët. Megjithatë kalimi i demarkacionit është interes shtetëror dhe duhet të gjendet një formulim i përshtatshëm që të futet në pako”, theksoi Paçarizi.
Edhe analisti Imer Mushkolaj u shpreh se arritja e një kompromisi se çfarë duhet të përmbajë ligji, që do të votohet është e domosdoshme.
Mushkolaj theksoi se tashmë AAK-ja dhe LDK-ja me qasjen e tyre po përpiqen të arsyetohen para elektoratit të tyre, por sipas tij është e qartë se do të votohet versioni i vitit 2015.
“Besoj se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje dhe projektligji do të miratohet”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.
Ndërkaq, pas shtyrjes së seancës për miratimin e këtij projektligji ka reaguar ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje dhe sa më parë të ratifikojnë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ndryshe, pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit, seanca për demarkacionin është ndërprerë, për të vazhduar të mërkurën në ora 10:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen