Arsenal dhe Manchester City do të takohen në kuadër të finales së trofeut të parë të sezonit. Gunners dhe Citizens do të takohen në stadiumin legjendar Wembley në kuadër të sfidës për Carabao Cup. Në pesë takimet e fundit, City ka dy fitore ndërsa Arsenali ka triumfuar një herë kurse ekipet janë ndarë edhe dy herë të barabartë.
Vendi: Londër, Wembley
Koha: 25 Shkurt (e diele), 17:30
Lajmet rreth ekipeve
Manchester City
Pep Guardiola ka konfirmuar se Claudio Bravo do të jetë në portë te Manchester City në finalen e Kupës Carabao.
Fabian Delph është pezulluar pasi është skuqur në takimin e fundit në FA Cup, që do të thotë se Danilo ose Oleksandr Zinchenko do të startojë në krahun e majtë.
Gabriel Jesus shpreson të jetë stol në takimin e Wembleyt, ndërsa Raheem Sterling tani është dyshim pas një problemi me kyçin e këmbës.
Nicolas Otamendi, Aymeric Laporte, John Stones dhe Vincent Kompany konkurrojnë për një vend në qendër të mbrojtjes së Citizens.
Arsenal
David Ospina do të startojë në portën e Arsenalitn në finalen e Kupës Carabao.
Arsene Wenger shpreson se Aaron Ramsey do të aftësohet për takimin e Wembleyt.
Henrikh Mkhitaryan nuk mund të luajë për Gunners pasi që paraprakisht në këtë garë kishte veshur fanellën e Manchester Unitedit, duke hapur një vend në për Alex Iwobin.
Mesut Ozil gjatë javës ka qenë i sëmurë prej gripit, por pritet të jetë i gatshëm për finalen.
Pierre-Emerick Aubameyang do të udhëheqë sulmin gjersa Alexandre Lacazette është i lënduar.
Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?
A e dini se…?
Arsenal arriti në finale duke mposhtur Doncasterin, Norwichin, West Hamin dhe Chelsean dhe kjo do të jetë paraqitja e tyre e tetë në finale, dy prej të cilave Gunnersast kanë dal fitimtar dhe asnjëherë nën urdhrat e trajnerit Arsene Wenger.
City, nga ana tjetër, do të luajë në finalen e tyre të gjashtë pasi ka ardhur përmes fitoreve kundër West Bromit, Wolvesit, Leicesterit dhe Bristol Cityt. Ata kanë fituar kupën në katër raste, ku e fundit ishte në vitin 2016. Kjo do të jetë finalja e parë e Citizens nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Në sezonet e fundit, Arsenali ka treguar një simpati të veçantë për Wembleyn. Para disfatës së tyre disa javë më parë kundër Tottenhamit në Ligën Premier, Arsenali nuk kishte pësuar në nëntë ndeshje rresht në Wembley.
Për sa i përket formës së ekipeve, favoritë është City, i cili ka një humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Arsenali ka një rekord të barabartë në tetë ndeshjet e fundit, ku ka katër humbje dhe po aq fitore.
Të dy klubet pësuan humbje shokuese në ndeshjet e tyre të fundit – City humbi 1-0 kundër Wiganit në FA Cup, ndërsa Arsenali pësoi humbije 2-1 si vendas kundër Ostersundsit në Ligën e Evropës.
Formacionet e mundshme
Analizë
Manchester City po kërkon të fitojë për herë të tretë në pesë vjetët e fundit Kupën e Ligës.
Pep Guardiola ka fituar gjashtë nga shtatë finalet e mëdha që ka qenë i përfshirë si menaxher në karrierë ndërsa në total ka triumfuar në 14 raste kundrejt tre humbjeve.
Arsenali ka pasur një seri pozitive prej nëntë ndeshjeve pa humbje në Wembley derisa humbën kundër Tottenhamuit. Gunners kanë një paraqitje të dobët këtë sezon kur nuk luajnë para shikuesve të vetë, ku kanë shënuar vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit.
Futbollistët e Guardiolës janë favoritët të finales së dielës dhe është e vështirë të mendohet për një humbje të tyre.
Parashikim: Manchester City 2-1 Arsenal
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
"Kemi bërë ndeshje shumë të keqe" - Hansi Flick shpërthen ndaj lojtarëve të Barcelonës pas barazimit ndaj Celta Vigos
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj