LAJMI I FUNDIT:

Trump propozon ‘armatosjen e mësuesve’

Trump propozon ‘armatosjen e mësuesve’

Presidenti amerikan Donald Trump pas sulmit të armatosur ku u vranë 17 nxënës në një shkollë të mesme në Parkland të Florida, tha se armatosja e mësuesve mund të ishte më efektive kundër sulmeve të tilla.

Trump këtë deklaratë e dha pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me familjarët dhe nxënësit që shpëtuan nga sulmi në shkollën e mesme në Florida.


“Sikur të kishit patur një mësues që do të kishte njohuri rreth përdorimit të armës mund ta ndalonte më ndryshe sulmin”, tha Trump i cili ka folur pasi ka dëgjuar përjetimet e disa nxënësve dhe bisedat e familjarëve.

Pasi rikujtoi se në shkollë disa nga mësuesit kanë qenë në situatën që të ikin për të shpëtuar, Trump ka thënë se sikur në shkollë të kishte disa punonjës të pajisur me leje për mbajtjen e armës mund të bëheshin përpjekje për të ndalur sulmuesin.

Ai tha se policia ka mbërritur 8 minuta pasi ka filluar sulmi në shkollë. Trump ka shtuar se do të vlerësojnë çështjen që nëpër shkolla t’u jepet autorizmim për mbajtje të armës 20 për qind të punonjësve.

Për zbatueshmërinë të cilën e ka cilësuar ‘bartje e fshehur’, Presidenti Trump tha se kjo do të jetë e vlefshme për persona që kanë shumë njohuri mbi armët.

“Mësuesit do të bartin armë në mënyrë të fshehtë. Do të marrin trajnime speciale dhe në këtë mënyrë për maniakët nuk do të mbetet më hapësirë për armë”, theksoi Trump, shkruan AA.

Në qytetin Broward të Floridas 19 vjeçari Nikolaus Cruz kreu një sulm të armatosur në shkollën e mesme Stoneman Douglas ku si pasojë vrau 17 nxënës.

Sipas mediave amerikane Cruz ishte anëtar i një grupi racistësh të bardhë me emrin ‘Republika e Floridas’ dhe se ai kishte ‘urrejtje’ për myslimanët dhe afroamerikanët.

Gjithashtu është zbuluar se Cruz në publikimet në median sociale ka shprehur dëshirën “për t’u bërë një sulmues profesional ndaj një shkolle” me ç’rast ka publikuar dy herë mesazhe se “do të kryente sulm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori