LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: I kemi votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit (Video)

Hoxhaj: I kemi votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur në lidhje me seancën e nesërme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se qeveria i ka votat e mjaftueshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Hoxhaj nuk e përjashtoi as mundësinë e negocimit me deputetë individualë nga të gjitha partitë politike. Sa i përket Listës Serbe, Hoxhaj shprehu besimin se një pjesë e deputetëve të kësaj partie do ta votojnë marrëveshjen.

Këto komente zëvendëskryeministri i bëri në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini. Hoxhaj më tej ka folur edhe për liberalizimin e vizave, gjë që është kushtëzuar tash e tre vite me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.


Ai tregoi një rast personal ku tha se ka shkuar për ngushëllime tek një familje dhe njëri nga familjarët e ka lutur që t’ia sigurojë një vizë për ta vizituar Slloveninë për një çështje shëndetësore.

Hoxhaj tregoi se i është dashur personalisht ta lusë ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë për t’ia siguruar një vizë qytetarit në fjalë.

Me këtë shembull, Hoxhaj tha se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë fundamentale e tyre, dhe theksoi se është e padrejtë që qytetarët të mbesin peng i proceseve politike, siç ka qenë rasti me demarkacionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori