LAJMI I FUNDIT:

Poroshenko e quan Rusinë “vend agresor”

Poroshenko e quan Rusinë “vend agresor”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia është “vend agresor”, i cili ka planifikuar “një luftë hibride, mirë të koordinuar, në Ukrainë”.

Poroshenko i bëri këto komente në dëshminë e tij për ish-presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili akuzohet për tradhti.


“Aneksimi i Krimesë ishte pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Poroshenko, raporton rel.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në prill të vitit 2014, pasi Yanukovych është rrëzuar nga pushteti, si pasojë e protestave kundër tij.

Protestat pro-evropiane kanë nisur pasi Yanukovych ka thënë se do të shtyjë nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian dhe se do të kërkojë lidhje më të fuqishme me Rusinë.

Moska më pas ka nxitur edhe separatizmin në lindje të Ukrainës. Yanukovych po gjykohet në mungesë, pasi ai ka gjetur strehim në Rusi.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori