Mbi 30 projekte janë seleksionuar për t’u prezantuar në Samitin e Londrës nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, javën që vije.
Samiti do të bëjë bashkë 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, Kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin u bisedua për projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri te financimi i tyre nga ana e BERZH-it.
“Jemi të përkushtuar si Qeveri që të vazhdojmë punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e bizneseve dhe sektorin privat, t’i japim kahe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Për disa muaj, ne kemi punuar ngushtë me të gjithë akterët nga sektori privat dhe publik që të zgjedhim projektet më të mira, më të nevojshme për t’u prezantuar në Samit”, tha kryeministri Haradinaj.
Roli i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Kosovë, është mjaft i rëndësishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë ky institucion financiar ndërkombëtar, për çka kryeministri Haradinaj i falënderoi duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Investimet e deritanishme të BERZH-it në Kosovë, kanë dhënë rezultate tha kryeministri Haradinaj, me ç‘rast theksoi rolin e Qeverisë në hartimin e politikave të favorshme për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat e që do të ndikonin direkt edhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë ekonomike.
Koordinatori i BP6 (WB6) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Gazmend Abrashi, theksoi se për më shumë se 4 muaj Qeveria ka pasur angazhim konkret për evidentimin dhe seleksionimin e këtyre projekteve, të cilat kalojnë vlerën e 500 milionë eurove, derisa projektet vijnë nga sektori privat dhe ai publik dhe janë të shtrira në shumë Komuna të vendit.
Nga ana e tij drejtori i BERZH-it, Ove Jensen, vlerësoi angazhimin e kryeministrit Haradinaj dhe të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm, veçmas në lehtësimin e procedurave administrative për financimin e këtyre projekteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje