LAJMI I FUNDIT:

Kusari–Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit (Video)

Kusari–Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kursari – Lila ka theksuar se shpreson që të mos ndryshohet vendimi për mbajtjen e seancës ditën e enjte, në të cilën pritet të votohet demarkacioni.

Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç që e ka thyer status-quon ka treguar pafuqinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përballë zgjidhjes së kësaj teme, duke shtuar se “Presidenti në fund ju tregoi që në fund  ai është shefi”.


“Ai (Thaçi) shkoj në Mal të Zi për ta nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin, ndonëse të dyja sistemet janë sisteme parlamentare. Marrëveshja e arritur nuk është konfirmim i atyre që kategorikisht e kanë denoncuar. Ky korrigjim jep shpresë se do të mund të korrigjohen gabimet, por që nuk është garancë se vija kufitare do të shkojë në Qakorr”, ka shtuar Kusari- Lila.

Sipas saj, dokumenti i ratifikimit të demarkacionit në mes dy vendeve, pritet të përcjellet si dokument që ka peshë edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se në aspektin politik pritet të krijohet një momentum i ri.

“Brenda koalicionit ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë si Alternativë, se do të mbeshtesim procesin e ratifkimit te demarkacionit, por pas ratifkimit do të krijojmë një moment të ri, e ai moment është që intensivisht do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”, ka theksuar Kusari – Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori