Shënimi i Javës së Minatorëve, 29 vjetorit të Grevës këtë vit u mbajt nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. E në fjalën e tij, para minatorëve Haradinaj tha se viti 1989 ishte një ngjarje e madhe që lëkundi drejtimin e proceseve të mëtejme, falë të drejtës që kërkuan 1300 minatorët e ngujuar në thellësi të horizonteve të Trepçës në atë kohë.
“Përpjekja për ta dëshmuar që Kosova është e menaxhueshme dhe mundesh me vepruar me të si të duash, ka dështuar atë ditë. I kanë dalë dore Minatorët, atë ditë i ka dalë dore Kosova. Të gjitha zhvillimet që kanë pasuar, janë pikërisht dëshmi që drejtimi që kish marrë Kosova ishte me mbrojtë të drejtën e vet. Të drejtën për të jetuar të lirë, për të punuar të lirë dhe për t’i aktivizuar resurset e veta për të zhvilluar jetën”, tha Kryeministri Haradinaj.
Në shënimin e Javës së Minatorëve dhe përvjetorit të 29-të të Grevës së Minatorëve, ishin pjesëmarrës përfaqësues të Institucioneve, Komunës, Sindikatës dhe Menaxhmentit të Trepçës. E pikërisht këtë moment Kryeministri Haradinaj e quajti dëshmi të përkushtimit që Trepça të rikthehet në funksion.
“Këtë vit e kemi shpallë vit të Trepçës. Aftësimin e Trepçës si kompani publike që të mund të operoj. Statuti i Trepçës është në hartim e sipër, Bordi i Trepçës është në përgatitje e sipër, ku do ta ketë edhe përfaqësuesin e punëtorëve, gjithashtu edhe Ligji i Trepçës. Jemi në punë që Trepça me qenë e aftë për të operuar vet dhe me gjet partner investiv. Është normale që kemi vështirësi por do t’i menaxhojmë me sukses. Do të punojmë kujdesshëm që aktivizimi i Trepçës në të gjitha kapacitetet e veta, mos me qenë fatkeqësi e asnjë qytetari të Kosovës, as i serbëve të veriut, pra nuk është fare aktivizimi i Trepçës i dedikuar kundër askujt, por për të gjithë” ka shtuar Kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj bëri thirrje në ndihmë të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të aktivizohen resurset dhe Trepça të kthehet në misionin e saj, zhvillimin e Kosovës.
“Jam thellë i bindur që e kemi të drejtën që të lëvizim, që këto veprime të rezultojnë me mundësi, me kapacitetin veprues të Trepçës për operim, për partneritet, për zhvillim. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që e duan zhvillimin e Kosovës. Ta rikthejmë Trepçën si i takon, si i takon Kosovës”, përmbylli fjalën e tij Kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe