LAJMI I FUNDIT:

PTHP hap hetime për vdekjen e alpinistëve në ”Kajmakçalan”

PTHP hap hetime për vdekjen e alpinistëve në ”Kajmakçalan”

Javën e kaluar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, më saktësisht në vendin e quajtur ”Kajmakçalan” mbetën të vdekur dy alpinistë nga Maqedonia dhe për këtë Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka hapur hetime për mënyrën e vdekjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dyshimet e prokurorisë greke për vdekjen e alpinistëve nga Maqedonisë, ka nxitur hetime edhe në Maqedoni, njofton Makfax.

Bëhet fjalë për hetim të gjërë pasi dokumentet e siguruara nga TV Telma nga obduksioni i trupit të A.M tregojnë se ai ka vdekur disa orë pas gjetjes nga ekipi i shpëtimit.


Pra, rezultati i hetimeve do të tregojë për epilogun e këtij rasti dhe do të vendoset për vdekjen e tyre. /Telegrafi/