LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e Tesla Model 3, e bindi Elon Musk të përmirësojë sistemin e sigurisë (Foto)

Përplasja e Tesla Model 3, e bindi Elon Musk të përmirësojë sistemin e sigurisë (Foto)

Shoferi që e ka quajtur vetën si “Manekini i Sigurisë në Tesla Model 3”, shfaqi përplasjen që përjetoi, por pa treguar shkaqet apo rrethanat e aksidentit, që për pasojë e bëri veturën të papërdorshme, transmetonm Telegrafi. Megjithatë, shoferi ka pësuar vetëm një lëndim të lehtë në këmbë, nga pedali i gazit.

Shoqëruesi që ishte në anën tjetër, e ka lënduar dorën, pasi goditi ekranin që kishte përpara. Thyerja e ekranit, e ka pamundësuar hapjen e kutisë që ndodhet përpara, ku ai mbante licensën e sigurimit. Kjo për faktin, se kutia mund të hapet vetëm përmes komandave në ekranin e ndjeshëm në prekje.

“Para dhe pas ekranit duhet të vendosen mbrojtëse të veçanta, që do të parandalonin thyerjen në rast përplasjesh. Modelet e reja, do ta kenë një integruar një softuer, që e hapë menjëherë kuti, sapo vetura të vijë në këtë gjendje”, ka shkruar Musk në Twitter.


Në anën tjetër, Model 3 ka marrë nota të larta nga autoritetet e sigurisë, në aksidentet e simuluara.

Vetëm se i është rekomanduar një shtresë në pjesën e përparme, që do ta mbronte më shumë kapakun në rast aksidentesh.

Pritet që këto ndryshime, të pësojë gjenerata e re e këtij modeli, që pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/