Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësisë sot janë promovuar në libra.
Në këtë promovim merrnin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli si dhe personalitete të njohura të bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar Kosovën drejt procesit të pavarësisë.
Me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i falënderoi ata për kontributin e dhënë për arritjen e Pavarësisë së Kosovës.
Ai u shpreh se shpallja e pavarësisë është njëra nga ngjarjet e rëndësishme të jetës së tij.
“Unë besoj se ju e shihni në fytyrat tona se kjo është një ditë e mrekullueshme. Shumë herë, pothuajse gjithmonë më vijnë ndërmend kujtimet e seancës së jashtëzakonshme të 17 shkurtit 2008, kur Kuvendi e shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovë. Është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës sime edhe sigurisht do të mbetet ngjarja më e rëndësishme, më emocionuese e jetës sime. Jam i bindur se këto emocione i kanë pasur edhe 120 kolegët e mi të cilët bashkë me mua e kanë nënshkruar Pavarësinë e Kosovës”, tha ai, raporton KP.
Ai shtoi se ky libër kishte qenë i nevojshëm sepse përmban detajet e asaj seance, fjalimet dhe gjithçka tjetër rreth asaj dite.
“Deklarata e Pavarësisë” dhe libri tjetër i promovuar sot është edhe certifikata e Pavarësisë së Kosovës siç e quan Pacolli, ndryshe i titulluar si “Kosovos’s Independence”, nga GJND-ja.
Edhe kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtuar përshtypjet e tij për librat, duke i cilësuar si libra të jashtëzakonshme për historinë e popullit tonë.
Ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një fjalimi, ka shpalosur mirënjohjen e tij për popullin e Kosovës duke e konsideruar atë si popull stoik e të pamposhtur.
“Le te shprehim ne bashkërisht një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur që sot të festojmë krenarisht këtë ditë të madhe për Kosovën, por kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë, kjo është një ditë e madhe për rajonet sepse liria e Kosovës ka bërë këtë rajon më të mirë se kurrë. Është një ditë e madhe edhe për Perëndimin dhe për ata që investuan, miqtë tanë”, tha Berisha.
Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se është shkas i mirë që Kosova ta ketë dokumentin e asaj dite të rëndësishme.
“Është një shkas i mirë paralel me këtë festë të madhe që ka Kosova të jepen edhe dokumentet e rëndësishme të zhvillimeve të Kosovës, andaj dua ta falënderoj edhe Ministrinë edhe të gjithë njerëzit që kanë punuar”, tha Sejdiu.
Stipe Mesiq, ish presidenti i Kroacisë pavarësinë e Kosovës e sheh si diçka të merituar.
Ai ka përshëndetur në veçanti ish presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe ish kryeministrin turk Ahmet Davotuglu që kanë ndihmuar popullin e Kosovës që ta fitojë lirinë.
Tash pas dhjetë vitesh jemi këtu që të gjithë së bashku për ta festuar pavarësinë e Kosovës. Pse populli e do lirinë? Që të mund të ketë resurset e veta, që tash të gjithë së bashku e kemi pritur dhe arritur Pavarësinë e Kosovës… Populli i Kosovës e ka merituar lirinë ”, tha Mesiq.
Ish-shefi i UNMIK-ut Joachim Rucker ka shprehur kënaqësinë për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të shënimit të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se gjatë këtyre viteve është arritur një progres i theksuar.
“Unë do të doja t’ju uroja për progresin e arritur në dhjetë vjetët e fundit dhe se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në integrimin evropian, dhe unë llogaris se lidershipi aktual do të vazhdojë punën për integrimin euro-atlantik, përfshirë fqinjësinë e mirë me të gjithë fqinjët”, tha Rucker.
Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
“Miq të dashur të Kosovës, është kënaqësi e imja të jem këtu me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kosova, Turqia, dhe të gjitha vendet e Ballkanit kanë një histori të përbashkët, një fat dhe një të ardhme të përbashkët. Pavarësia e Kosovës nuk ishte e rëndësishme vetëm për popullin e Kosovës, por po ashtu edhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit. Ne jemi krenar se Turqia ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës para dhjetë vjetësh dhe sot jam krenar që jam këtu për të shënuar përvjetorin”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje