Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit vijon punën për nxjerrjen në dritë të thesareve të lëna në harresë. Në këtë laborator ka përfunduar ditët e fundit edhe restaurimi i ikonës “Mbledhja e Kryeengjëjve”, me autor Gjergj Johan Çetirin.
Specialisti Milto Bibo ka ndërhyrë në konservimin dhe restaurimin e ikonës, konkretisht në konsolidimin e grundit, fiksimin me shumë kujdes të pelikulit të ngjyrës dhe pastrimin e sipërfaqes së pikturës, duke mos rrezikuar dëmtimin e ngjyrave dhe humbjen e vlerave origjinale të ikonës.
Kjo ikonë me nr. kartele 81, me përmasa 97.5 x 70 cm, është marrë nga Kisha e Shën Thanasit, Karavasta, Lushnje.
Para pak ditësh përfundoi nga duart e specialistit Altin Tabaku edhe restaurimi i ikonës me të njëjtin emër “Mbledhja e Kryeengjëve”, e Kostandin Zografit.
Sipas DRKK-së, Berat, puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateliesë, ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. /ATA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Jeta në komunizmin shqiptar
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
“Pleqëria atdhetare” në letërsi dhe oda të burrave
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Shfaqja që thërret njerëzoren!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur