“Shqipëria është vend kandidat dhe në bazë të kushteve të përmbushura, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë një rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, thotë Komisioni Evropian në Strategjinë e publikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga këndvështrimi ekonomik, statusi i Shqipërisë si vend kandidat i BE-së ka inkurajuar investimet e huaja dhe, si rezultat, ka sjellë rritjen e vendeve të reja të punës.
Zgjerimi dhe rritja e angazhimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor është një perspektivë e besueshme. Llogariten 8.9 miliardë euro të investuara gjatë periudhës 2007-2017, ndërsa 1.07 miliardë euro janë të parashikuara për vitin 2018, shkruan 24orë.
Sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, totali i tregtisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2016 llogaritet 43 miliardë euro. Potenciali ekonomik i marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor është i madh.
Kompanitë e Bashkimit Europian janë investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Shënohen mbi 10 miliard euro investime të huaja direkte gjatë pesë viteve të fundit.Ballkani Perëndimor është një treg me rreth 18 milionë konsumatorë dhe potenciali i ardhshëm ekonomik shihet te rritja e shpejtë ekonomike e vendeve si dhe te një kërkese e brendshme më e lartë.
Instrumenti për Para Anëtarësim i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në përgatitjet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.
Fondet e para-anëtarësimit të BE-së janë një investim i shëndoshë për të ardhmen e vendeve të zgjerimit dhe vetë BE-së. Ato ndihmojnë përfituesit të bëjnë reforma politike dhe ekonomike, duke i përgatitur ata për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi në BE. Këto reforma u japin qytetarëve të tyre mundësi më të mira dhe lejojnë zhvillimin e standardeve të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e BE-së. Fondet e para-anëtarësimit gjithashtu ndihmojnë BE-në të arrijë objektivat e veta në lidhje me një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, furnizimin me energji, transportin, mjedisin dhe ndryshimet klimatike, etj.
Financimet nga instrumenti për asistencë para anëtarësimit do të përshtaten edhe më shumë me nevojat e vendeve. IPA: Instrumenti për asistencë para-anëtarësimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat në ‘vendet e zgjerimit’ me ndihmë financiare dhe teknike. Fondet e IPA- tani në periudhën e dytë të saj – zhvillojnë kapacitetet e vendeve gjatë gjithë procesit të pranimit, duke rezultuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon.
Bashkimi Europian ka riafirmuar mbështetjen e tij pa ekuivok për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.Ndërsa javën e parë të muajit shkurt, Komisioni Europian shpalosi strategjinë e re për një perspektivë të besueshme për zgjerim dhe angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar të ardhmen evropiane të rajonit si investim gjeostrategjik për një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar.
Zbatimi i kësaj strategjie do të kërkojë rritjen e fondeve.
Mbështetja e BE-së dhe bashkëpunimi me partnerët e saj në rajon jep sot përfitime konkrete: mundësi për të udhëtuar, për studime jashtë vendit, përmirësim gradual të qeverisjes dhe sundimit të ligjit, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj