LAJMI I FUNDIT:

Anëtarë të LDK-së homazhe te varri i Rugovës

Anëtarë të LDK-së homazhe te varri i Rugovës

Kryesia e LDK-së bashkë me shumë veprimtarë, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nderuan jetën dhe veprën e arkitektit të pavarësisë, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Me guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij Dr. Ibrahim Rugova, rrugëtoi drejt një vizioni të vetëm, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI për Kosovën, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.


Në emër të kryesisë së LDK-së, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se për nder të kësaj dite të veçantë për shtetin e Kosovës po nderojnë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

“Figura e Presidentit Rugova, simbolizohet dhe është sinonimi i Pavarësisë që sot ne e gëzojmë këtë ditë. Moment krenarie dhe dhimbjeje, në të njëjtën kohë po i mungon Kosovës. Vizioni i tij dhe puna e tij mbeten burim frymëzimi si për LDK-në ashtu edhe për Kosovën”, tha ndër të tjerash z. Beqiri.

“LDK-ja sikurse Presidenti Rugova mbeten shtylla më e fortë e Kosovës, LDK mbetet partia e cila ka qëndrimin, stabilitetin dhe përkushtimin e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, tha Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori