LAJMI I FUNDIT:

Zinedine Zidane ka tri opsione pas lëndimit të Toni Kroosit

Zinedine Zidane ka tri opsione pas lëndimit të Toni Kroosit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-01-07 10:26:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Lëndimi i Toni Kroos, i cili do të jetë dy deri tre javë jashtë fushave të blerta, mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek formacioni bazë i Zinedine Zidane për takimin e dytë të 6 marsit në Parc des Princes.

Edhe pse gjithçka duket se gjermani do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e ekipit kundër PSG-së, Zidane ka disa alternativa për të zëvendësuar mesfushorin gjerman.


Mateo Kovacic në mesfushë


Opsioni më i mundshëm, i cili në fakt duket të jetë bast për duelin e së dielës kundër Betisit në Villamarín, do të ishte hyrja e Mateo Kovacicit. Ky opsion do të lejonte që Isco të luante si organizator. Kroati do të vendoset në anën e majtë dhe do të formojë një dyshe në mbrojtje dhe sulm me Marcelon.

Isco dhe BBC


Nëse Zidane vendos të luaj me repartin më sulmues, alternativa është përfshirja e Iscos në mesfushë të përbërë nga tre lojtarë (me Modricin dhe Casemiro) dhe në sulm, rikthehen BBC, e cila u sakrifikua në ndeshjen e së mërkurës kundër PSG-së.

Kjo do të jetë një zgjidhje mjaft e rrezikshme nëse merret parasysh se Madridi duhet të aplikojë një mbrojtje të fortë në Paris kundër sulmeve të parashikueshme të skuadrës së Unai Emeryt.

Asensio, Lucas dhe 4-4-2


Kështu e përfundoi duelin të mërkurën kundër PSG-së, ato minuta finale në të cilat Los Blancos arriti një fitore të rëndësishme kundër francezëve. Me Modricin dhe Casemiron në qendër të mesfushës, Lucas do të jetë i vendosur në të djathtë, Asensio në të majtë dhe përpara do të jenë dy Ronaldo dhe Bale ose Benzema. Mund të jetë zgjidhja më e balancuar dhe siguron më shumë mbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori