LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Tre nga shtatë çështjet e negociatave, janë mënjanuar

Zaev: Tre nga shtatë çështjet e negociatave, janë mënjanuar

Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë, theksoi kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Negotinë. Ai tha se nuk do të tregojë hollësi, për siç theksoi, të mos dalë se po negociohet përmes mediave.

“Ndërmjetësuesi Nimetz e udhëheq procesin, ai i di në thelb gjërat të cilat mund të kalojnë dhe cilat nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek pala tjetër. Është e rëndësishme që të ndërtohet besimi midis të dy palëve në funksion të zgjidhjes së problemit. Mua më vjen mirë që janë zbërthyer në esencë të gjithë çështjet e hapura. Nëse nisemi nga ajo që fillimisht nga shtatë pozicionet të cilat ishin pika referimi për bisedimet, tanimë janë zvogëluar në katër pozicione, tre janë mënjanuar”, deklaroi Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se Maqedonia dëshiron zgjidhje, ndërsa Qeveria tha se bën plotësisht gjithçka për të ndërtuar konsensus të brendshëm në shtet.

“Qytetarët e dinë se cilat janë qëndrimet e Maqedonisë lidhur me atë dhe me çështjet e tjera, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i jepet mundësi procesit për arritje të zgjidhjes”, deklaroi Zaev.

Lidhur me përcaktimin gjeografik, konfirmoi se është opsion i pranueshëm për palën e Maqedonisë dhe përkujtoi se përmenden disa emra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori