Mediat greke sot shkruajnë për një takim të mundshëm midis Nikola Dimitrovit dhe Nikos Kotzias edhe atë në dy ditët e ardhshme në Sofje.
Sipas televizionit ERT shtetëror, takimi duhet të mbahet të enjten, derisa ndërkaq mediat e tjera me një dozë të rezervës publikojnë se është e e mundur dhe me siguri të dy ministrat e punëve të jashtme të takohen në margjinat e takimit joroformal Gimnih në Sofje, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Zotërinjtë Kotzias dhe Dimitrov sërish do të takohen nesër në Sofje, në këshillin joformal të MPJ-së nga BE-ja me kolegët e vendeve kandidate për integrim”, publikoi televizioni shtetëror grek.
Gazeta “Avgi”, që njihet si një lajmëtar i SYRIZA-s, shkruan se gjithnjë e më shumë dendësohen hapat “për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë”, ndërsa pas takimit në Vjenë me siguri është se Dimitrov dhe Kotzias sërish do të takohen në Sofje.
Me qëndrim të njëjtë është edhe “Katimerini”, duke publikuar se, nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme, të dy ministrat do të kenë takim të ri në kryeqendrën bullgare.
Lidhur me bisedimet dyditore në Vjenë, në Greqi, përveç kumtesës nga MPJ-ja greke, që ishte identike dhe e dërguar në të njëjtën kohë me atë nga MPJ-ja e Maqedonisë, siç dje publikoi AIM, nuk ekzistojnë detaje shtesë.
“Katimerini” dhe “Avgi” zbulojnë se draft-marrëveshjen që Athina duhet t’ia propozojë Shkupit, nuk është dorëzuar në Vjenë.
“Greqia nga ana e saj shprehu interes të vazhdojnë kontaktet derisa Shkupi dhe Athina nuk arrijnë deri te teksti i përbashkët, përkatësisht marrëveshja që e propozon Kotzias si bazë për biseda. Në tet-a-tet mbrëmjen që e kishin pardje në mbrëmje të dy ministrat para takimit të tyre të mbrëmshëm me Nimetz patën bisedë për çështjet thelbësore dhe procedurale”, shkruan “Katimerini”.
Në takimet e të dy ministrave, në zyrën e KB-së në Vjenë, dy ditët e fundit marrëveshja nuk ishte vënë në tryezë, përkatësisht seti i propozimeve që i përgatit Kotzias si bazë për dialog. Supozim, megjithatë është se bisedat veçmë kanë hyrë në thelb dhe në tryezë ishin të gjitha çështjet e lehta, të kuptueshme dhe të vështira. Kjo ndodhi pardje në takimin bilateral të të dy ministrave të Punëve të Jashtme, por edhe dje kur u bashkëngjit edhe ndërmjetësi special i KB-së për çështjen e “Maqedonisë”, Nimic, shkruan gazeta “Avgi”, transmeton AIM.
Takimi i mbrëmshëm i ministrave Kotzias dhe Dimitrov me ndërmjetësin Nimetz në Vjenë ka zgjatur nga ora 09:30 e deri në 16:40, nënvizon agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Gjatë takimit, Dimitrov, Kotzias dhe Nimetz kanë pasur edhe drekë pune të përbashkët. Nga Vjena Kotzias u kthye në Athinë, ndërsa Dimitrov shkoi për në Sofje./AIM/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën