Rrjeti më i madh i marketeve Meridian Express sot ka njoftuar se është shpërblyer si njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj të ekonomisë së Kosovës, përkatësisht njëra nga kompanitë kosovare që ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Panairi i prodhimeve vendore dhe forumi ekonomik “10 vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës, është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet tona me Meridian Express, të cilat po kulmojnë dhe vlerësohen pikërisht në 10 vjetorin e shtetësisë sonë. Është privilegj i madh të marrim vlerësimin si biznes që ndihmon zhvillimin ekonomik të shtetit. Për 5 vite ne kemi arritur të shndërrohemi në shtyllë të rëndësishme e ekonomisë së Kosovës, të punësojmë qindra njerëz anembanë vendit si dhe të jemi ndër tatimpaguesit më të rëndësishëm në vend. Ky është një sukses të cilit i janë gëzuar të gjithë, sepse me rritjen tonë ne po arrijmë të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin e vendit tonë. Për vitet që po vijnë, ne mbesim të përkushtuar të bëjmë shumë herë më shumë, prandaj jemi të bindur që e ardhmja e ekonomisë tonë do të jetë e ndritshme”, ka thënë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.
Për më shumë, Meridian vazhdon të shërbejë si modeli më i mirë i një biznesi etik, korrekt dhe inovatore në Kosovë, ndërsa me zbatimin e praktikave më të mira në të bërit biznes, kompania ka arritur që të vendosë standarde të reja të afarizmit në gjithë tregun e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City