LAJMI I FUNDIT:

Seanca për rastin “Trust” shtyhet për më 20 shkurt

Seanca për rastin “Trust” shtyhet për më 20 shkurt

Seanca për rastin “Trust” e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Penale, është shtyrë për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit nga avokatët e të akuzuarve.

Në lëndën “Trust” i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me dokumente të falsifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme duhej të prezantoheshin dëshmitë e mbrojtjes, ndërsa më pas priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/