LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nuk është i sigurt nëse Man City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola nuk është i sigurt nëse Man City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Guardiola (Getty Images)

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk është i sigurt nëse Manchester City është i gatshëm të fitojë Ligën e Kampionëve.  

Man City ka shkuar përtej fazës së parë eliminuese të Ligës së Kampionëve vetëm një herë më parë – në vitin 2015 kur arritën në gjysmëfinale.


Kështu, Guardiola ka thënë se City nuk ka eksperiencë për të konkurruar me skuadrat më të mira në Evropë, por beson se skuadra e tij është më e mirë se sezonin e kaluar dhe ka disa gjasa.

Guardiola: Nëse dështoj këtë vit, nuk e meritoj të më vazhdohet kontrata
Lexo po ashtu Guardiola: Nëse dështoj këtë vit, nuk e meritoj të më vazhdohet kontrata

“Nuk e di, me të vërtetë nuk e di. Nuk e di nëse jemi gati apo jo. Unë kam shumë besim tek djemtë, nuk ka dyshim dhe ata e dinë, por kjo garë është e veçantë, kështu që unë nuk e di”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola po bënë një punë të madhe këtë sezon me skuadrën e tij (Getty Images)

“Objektivi ynë është të bëjmë më mirë se sezoni i kaluar, që do të thotë të shkojmë në çerekfinale, që do të mjaftonte për një afat të shkurtër dhe pas kësaj do të shohim”.

“Ne u bëmë më të mirë për shtatë ose tetë muaj këtë sezon sesa sezonin e kaluar dhe ne nuk mund ta mohojmë – në çdo lojë të vetme kemi qenë atje”.

Man City po dominon kampionatin anglez këtë sezon (Getty Images)

“Por, kjo garë është aq e veçantë dhe nga përvoja ime ekipet janë aq klinike dhe ju duhet të jeni gjithashtu”.

“Nëse i kontrolloni momentet e këqija në 180 minuta, nëse e bëni këtë ju keni një shans të madh për të kaluar”.

PSG ishte favorite për të fituar LK-në, por pas shortit gjërat kanë ndryshuar
Lexo po ashtu PSG ishte favorite për të fituar LK-në, por pas shortit gjërat kanë ndryshuar

“Ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë – mënyra se si përgatitemi do të jetë e njëjtë me mënyrën se si përgatitemi për Ligën Premier dhe Kupën FA”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Man City do të ndeshet me Baselin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve, ku ndeshje e parë do luhet nesër (e martë) mbrëma, ndërsa kthyesja në Etihad me 7 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori