LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean
Mourinho nuk mund ta paramendoj largimin e De Geas (Getty Images)

Trajneri i Manchester United ka përjashtuar shitjen e portierit David De Gea te Real Madridi, duke deklaruar se një marrëveshje e tillë nuk ka asnjë kuptim.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te kampionët evropianë dhe spanjollë.


Një marrëveshje në gusht të vitit 2015 ishte shumë afër, por dështoi në orën e fundit shkaku i faksit.

Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  
Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  

Megjithatë, fjalët që e lidhin me Realin nuk janë ndalur asnjëherë dhe këtë vit veçse janë shtuar.

David De Gea është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi

Trajneri i Unitedit, Mourinho ka reaguar ndaj këtyre fjalëve duke e përjashtuar shitjen e De Geas, pasi sipas tij nuk do të kishte sens.

“A mendoni se një klub që po përpiqet të tërheqë lojtarët më të mirë është një klub që është i hapur për të shitur lojtarët e tyre më të mirë?”, ka thënë Mourinho  për PA Sport kur u pyet për interesin potencial të Madridit në De Gean.

De Gea i ka kërkuar agjentit të punojë për transferimin e tij te Reali gjatë verës
Lexo po ashtu De Gea i ka kërkuar agjentit të punojë për transferimin e tij te Reali gjatë verës

“Kjo nuk ka kuptim. Nëse doni të shkoni në atë nivel, ne duhet të tërheqim lojtarët më të mirë siç kemi bërë me Alexis, [Nemanja] Matic, [Paul] Pogba dhe kështu me radhë, dhe mos lejoni lojtarët tanë më të mirë të shkojnë”, përfundoi portugezi.

Marrëveshja aktuale e De Geas në Old Trafford shkon deri në qershor të vitit 2019 me klubin që thuhet se po punon për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori