Qëkur është lidhur me Alessandro Moggin, Raffaella Fico po bën një jetë tejet luksoze.
Këto ditë, bukuroshja italiane dhe djali i Luciano Moggit (ish-drejtorit sportiv të Juventusit) , kanë qëndruar në Maldive, nga ku kanë publikuar fotografi nga momentet e tyre atje.
https://www.instagram.com/p/BfEBAsqhUy4
Raffaella është një personazh televiziv, modele dhe këngëtare, e cila në vitin 2007 e ka fituar spektaklin e bukurisë, ‘Miss Grand Prix’.
30-vjeçarja u bë e popullarizuar një vit më pas, falë pjesëmarrjes në edicionin e tetë të ‘Il Grande Fratello’ (versionit italian të ‘Big Brother), kurse vëmendjen më të madhe mediatike e mori kur e nxori në shitje virgjërinë e saj për një milion euro.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/rafaela.jpg)
Në vitin 2008 debutoi si aktore në filmin “Storia di un amore”, ndërsa në dy vitet në vazhdim drejtoi disa emisione televizive, si dhe ka luajtur në filma italianë. Një kohë të gjatë ajo ka qenë personazhi i pëlqyer i faqeve rozë, falë skandaleve dhe lidhjeve të saja me personazhe të njohura.
Në vitin 2009 u spekulua për një lidhje me Cristiano Ronaldon, për të cilin ka thënë se ka qenë pikërisht superylli portugez, mashkulli që ia ka marrë virgjërinë.
Raffaella ishte pjesë e skandalit seksual të Silvio Berlusconit (2011), “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.
Nga lidhja e paqëndrueshme me Mario Balotellin ka një vajzë, ndërsa një kohë të gjatë kanë shkuar nëpër gjykata, pasi futbollisti italian nuk pranonte se është babai i fëmijës. Mirëpo, në vitin 2014 pasi u dëshmua se ishte babai, ai e pranoi vajzën si të tijën. Gjatë shtatzënisë, ajo madje kishte defiluar në Javën e modës në Milano teksa ishte gjashtë muaj shtatzënë.
Në vitin 2014, Fico e publikoi këngën e saj të parë me titull “Rush” që u realizua nga Gianluca Tozzi (djali i këngëtarit italian Umberto Tozzi), ndërsa të njëjtin vit e publikoi edhe albumin e parë me të njëjtin titull që përmbante dhjetë këngë.
https://www.instagram.com/p/Be-vwqchV_9
Nga viti 2016, Raffaella vendosi ta ndryshonte jetën duke u bërë pjesë e njërës prej familjeve më të fuqishme të futbollit në Itali. Që atëherë është në lidhje me Alessandro Moggin dhe lidhja e tyre është e qëndrueshme.
Kjo për faktin se djalit të Luciano Moggit nuk i pengojnë skandalet e bukuroshes nga e kaluara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![The Sun: Njihuni me Eva Muratin, prezantuese magjepsëse e Champions League dhe modele](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/eva-r-380x233.jpg)
The Sun: Njihuni me Eva Muratin, prezantuese magjepsëse e Champions League dhe modele
![Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram? Veprimi i tyre bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Blero-dhe-Afrona-Dika-380x233.jpg)
Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram? Veprimi i tyre bëri "lëmsh" rrjetin
![Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-111-380x233.jpg)
Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”
![Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/edi-380x233.jpg)
Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë
![Amanda Holden tregon fizikun e saj mahnitës në bikini, në fotografitë nga pushimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-114-380x233.jpg)
Amanda Holden tregon fizikun e saj mahnitës në bikini, në fotografitë nga pushimet
![Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/efii-1-380x233.jpg)
Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi