LAJMI I FUNDIT:

Boshatisen shkollat e mesme në Maqedoni, numri i nxënësve ka rënë për 15 mijë

Boshatisen shkollat e mesme në Maqedoni, numri i nxënësve ka rënë për 15 mijë

Brenda periudhës 2013-2017, numri i nxënësve në shkolla të mesme është ulur për 15 mijë. Kështu thonë të dhënat e Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2013, në shkolla të mesme kishte 85 mijë nxënës, kurse në vitin 2017, ky numër pësoi rënie në 70 mijë. Sipas Darko Spaskevski nga IHSE, prirja e rënies së numrit të nxënësve i faturohet shkakut demokrafik.

Ai bëri të ditur se numri i nxënësve ka rënë në të gjitha komunat në Maqedoni, e jo vetëm në Bashkinë e Shkupit.


Përveç nxënësve, edhe numri i mësimdhënësve është në rënie e sipër. Në të njëjtën periudhë, numri i mësimdhënësve ka rënë nga 7100 në 7000.

Për fat të keq, të dhënat për këtë hulumtim kishin hasur në pengesa, pasi që në 11 komuna ka patur refuzim për të dorëzuar të dhënat. Por, pas procedurave në Komisionin për qasje në informacione të karakterit publik, të dhënat u dërguan.

Shkollave të mesme u kërkohet që të jenë më transparente në harxhimin e parasë publike. Interesim për këtë gjë duhet të tregojnë edhe prindërit dhe vetë nxënësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori