LAJMI I FUNDIT:

Emery: Jemi gati për Real Madridin

Emery: Jemi gati për Real Madridin
PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 06: Dani ALves (R) shakes Paris Saint-Germain Head Coach Unai Emery before a Paris Saint-Germain training session at Centre Ooredoo on September 6, 2017 in Saint-Germain en Laye, Paris France. (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka thënë se skuadra e tij janë gati për përballjen e parë ndaj Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

PSG ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Toulouse me rezultat minimal 1-0, ku goli i vetëm erdhi nga ylli i skuadrës Neymar.


Kjo fitore e ka bërë të lumtur Emeryn pasi ishte e gjashta radhazi në kampionat dhe spanjolli ndihet optimist për sfidën e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Reali.

Unai Emery analizon Realin, madrilenët janë favoritë në ndeshjen e parë
Lexo po ashtu Unai Emery analizon Realin, madrilenët janë favoritë në ndeshjen e parë

“Unë mendoj se kemi luajtur llojin e lojës që duhej të bëjmë, por është e vërtetë se do të jetë ndryshe të mërkurën”, ka thënë fillimisht Emery.

 PSG janë njëri nga favoritët e këtij sezoni (Getty Images)

“Do të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për pritjet dhe llojin e lojës që ne do të luajmë, por mendoj se ekipi është i gatshëm”.

“Ne e kemi ndërtuar besimin tonë edhe më shumë”.

PSG i jep ultimatum Emeryt: Elimino Realin ose largohu  
Lexo po ashtu PSG i jep ultimatum Emeryt: Elimino Realin ose largohu  

“Është e rëndësishme që ta mbanim nivelin tonë të lojës në Ligue 1 edhe para ndeshjes së Ligës së Kampionëve”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Megjithatë, PSG nuk të ketë kujdes pasi Real Madridi dhe ylli i tyre kryesor, Cristiano Ronaldo kanë rikthyer formën në ndeshjet e fundit në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori