Se Vetëvendosje është duke shkuar drejt ndarjes tashmë këtë nuk e vë në dyshim askush. Ajo për të cilën mund të thuhet se është ende e paqartë tërësisht, është pozicionimi i të parit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Shpend Ahmeti ishte i pranishëm të shtunën gjatë ditës kur u bënë homazhe në shesh për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin, të vrarë më 10 shkurt 2007 nga policë të UNIMIK-ut. Por, ai nuk mori pjesë në Tribunën e organizuar nga partia të cilës zyrtarisht ende i takon.
Në këtë tribunë, me temë: Pavarësia nga Pakoja e Ahtisaarit – kufizimet dhe pasojat, në të cilën mungonin dy kryetarë të komunave nga VV, Shpend Ahmeti e Qëndron Kastrati, dhe merrte pjesë Mytaher Haskuka i Prizrenit dhe Agim Bahtiri i Mitrovicës, shkruan gazetametro.net.
Aty nuk u panë as deputetët e VV-së që tashmë janë deklaruar hapur kundër praktikës së udhëheqjes së partisë nga Albin Kurti.
Lideri i rikthyer në krye të VV-së, Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e fundit parlamentare doli më e votuara, nga kjo tribunë shihet se tani rrethohet nga figura politike, kryesisht nga ‘garda e vjetër’ e Lëvizjës, si Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Glauk Konjufca, Hysen Durmishi dhe Salih Zyba, në njërën anë, dhe në anën tjetër figurat që kanë aderuar në këtë parti, kryesisht nga PDK, ish LPK-istët, Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Shemsi Syla dhe të tjerë.
Por, Kurtit tani i mungojnë në parti figurat kyçe me të cilët Lëvizja përfaqësohej viteve të fundit, dhe rriste votën vazhdimisht, si Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Donika Kadaj – Bujupi, Faton Topalli, Qëndron Kastrati, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismaili, dhe figura të tjera, që shiheshin si pasqyra përfaqësuese e këtij subjekti politik.Ky grup, pritet që shumë shpejt të formojë një grup parlamentar të ndarë nga Vetëvendosje, me më së paku dhjetë deputetë, e më pas edhe një subjekt të ri politik, socialdemokrat.
Vetëvendosje, me këtë rast nga parti e parë për nga numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës, do të dalë tek e treta, pas LDK-së dhe PDK-së.
Gjithashtu, partia e Kurtit, nga tri komuna që i kishte fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të humb qeverisjen në kryeqytet dhe në Kamenicë, për t’u mjaftuar vetëm me Prizrenin e Mytaher Haskukës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!