5 marsi, është afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor të fituar gjatë vitit 2017, ndërsa deri tani, prej rreth 440 mijë qytetarë, vetëm 7 mijë kanë dorëzuar kërkesën për tatim.
Nëpër sportelet e DAP-it të paktë ishin ata qytetarë që e kryejnë këtë obligim ligjor në kohë. Të tjerët ashtu si më parë siç po duket edhe këtë vit po preferojnë rrëmujën , dhe presin afatin e fundit për ta kryer obligimin ligjorë.
Prej vitesh është obligim ligjorë paraqitja e të ardhurave shtesë të fituara përmes punësimeve të ndryshme, honorarëve, kontratave autoriale dhe shitje-blerjeve, dividendat dhe ato të interesit.
Paraqitja e tatimit vjetor për 2017-n në formë të shkruar, realizohet për herë të fundit në vend. Për tu shmangur turmave, autoritetet e DAP-it u bëjnë thirje qytetarëve që paraqitjet të mos I lënë për ditët e fundit.
“Për fat të keq praktika po përseritet për çdo vit. Qytetarët si gjithmonë kërkesat për tatimet vjetore I dorëzojnë gjatë ditëve të fundit të skadimit të afatit dhe për këtë arsye u bëj thirrje të gjithë risidentëve të kryejnë detyrimet e tyre ligjore dhe të dorëzojnë në kohë kërkesën vjetore për tatim me çka do tu shmangeshin turmave nëpër sporletet e DAP-it”, tha Muhedin Avdiq, nga DAP.
Përndryshe me sistemin e ri të paraqitjes së tatimeve nga viti 2018 , të ardhurat e fituara shtesë përmes kontratave të shit-blerjes, qerave, të ardhurat e qytetarëve të fituara jashtë vendit dhe të diplomatëve që punojnë në Maqedoni, përfitimet e tregtisë elektronike dhe të produkteve bujqësore që shiten jashtë tregjeve të gjelbra, do të dorëzohen për çdo muaj në formë elektronike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë