LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë gazetari sportiv Agim Binaku

Ndërron jetë gazetari sportiv Agim Binaku

Agim Binaku ka vdekur në moshën 62-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai një ndër emrat më të shquar të gazetarisë sportive në Kosovë dhe më gjerë

Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe më gjerë.


Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë.

Në vitet 90-të ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “ Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku” si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori