LAJMI I FUNDIT:

Grosomanidou: Greqia të mos frikësohet nga irredentizmi maqedonas

Grosomanidou: Greqia të mos frikësohet nga irredentizmi maqedonas

Ish-ambasadorja greke në Maqedoni, Theodora Grosomanidou ka deklaruar për Tv Telma se zgjidhja e emrit është e mundshme të ndodhë para muajit qershor të këtij viti.

Duke komentuar përparimin në çështjen e emrit, Grosomaidou konsideron se ka klimë pozitive në të dyja palët, duke shtuar se protestat në Greqi sjellin vetëm çmim politik.

Ish-ambasadorja konsideron se Greqia nuk duhet të ketë frigë nga irredentizmi i palës maqedonase pasi që Kushtetuta është ndryshuar dhe se janë hequr të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me bashkim të mundshëm territori nga Greqia, ose ndonjë shtet tjetër fqinj. Sipas saj, edhe marrëveshja e përkohshme e garanton këtë gjë.


Theodora Grosomanidou konsideron se në zgjidhjen e emrit, fjala “Maqedonia” do të mbetet në anglisht, ose me shkronja qirilike./Telegrafi/