Banorët kanë mbetur të befasuar, kur panë dunat e shkretëtirës së Saharës që ishin mbuluar nga bora – për herë të dytë gjatë këtij viti.
Periudhës prej 37 viteve pa borë, i kishte ardhur fundi në dhjetor të 2016-ës, ku Ain Sefra që ndodhet në jugperëndim të Algjerisë u mbulua në tërësi nga shtresa e bardhë, transmeton Telegrafi.
Derisa këto të reshura ishin të pazakonta, zona ishte mbuluar me borë edhe gjatë muajit të kaluar, që është hera e tretë brenda afro 40 vitesh.
Më 2016, qyteza e njohur si ‘Rruga për në Shkretëtirë’ ishte mbuluar nga bora e dendur, që shkaktoi kaos në trafik dhe panik te banorët e pamësuar me të.
Një vit më vonë, banorët ishin më të përgatitur dhe kënaqeshin me të, duke mos hezituar të bëjnë fotografi, teksa fëmijët rrëshqisnin dhe mbaronin dordolecë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251