LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Strategjia e zgjerimit e BE-së tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës

Veseli: Strategjia e zgjerimit e BE-së tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Strategjia e zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës.

Veseli ka thënë se është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.


“Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës. Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur. Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë evropiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, shkruan Veseli në Facebook. /Telegrafi/