LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez, mbreti i Bundesligës

James Rodriguez, mbreti i Bundesligës
Rodriguez ka filluar të adaptohet me futbollin gjerman

Pasi erdhi në Bavari nga Real Madridi, James Rodriguez, ishte në qendër të vëmendjes.

Atij i mungoi besimi dhe mezi kontribuoi në ekip para se Carlo Ancelotti, të largohej e në vend të tij të vinte Jupp Heynckes.


Gjermani e ndihmoi të transferohej kolumbiani duke e ringjallur.

12 ndeshje nga minuta e parë, katër gola të shënuar dhe gjashtë asistime, një nivel i performancës që e ka bërë lojtar të domosdoshëm për Bayern Munichun.

Ai shënoi dhe një tjetër gol të shkëlqyeshëm kundër Mainzit.

Marca ka renditur një listë prej disa detajeve që e kanë ngritur kontributin e James te Bayern Munich.

1.Ardhja e Heynckes

Trajneri veteran e solli skuadrën me këmbë në tokë, pas një starti jo shumë të mirë.

Ai e ka mbështetjen e plotë të trajnerit të tij, diçka që ai kurrë nuk e ndiente nga Zinedine Zidane.

2.Ai mund të luajë i lirë

Rodriguez ka gjetur një vend në ekip dhe mund të veprojë lirshëm. Ai i plotëson sulmuesit që luajnë nga krahët, por edhe sulmuesin e qendrës.

Ai është shumë i rrezikshëm afër zonës.

3.Shokët e skuadrës e vlerësojnë lartë 

Shokët e skuadrës nga dita e parë janë treguar shumë të mirë prej ardhjes së tij  Allianz Arena.

Thomas Muller, Arturo Vidal dhe Javi Martinez, janë lojtarët që kanë treguar dashuri dhe i kanë dhënë publicitet për paraqitjet e tij, gjë që i ka munguar në Madrid.

4.Nuk ka nevojë ta tregojë vetën në çdo javë 

Është një e dhënë që kolumbiani as herë që ka startuar me Heynckesin ka bërë dallimin në lojë.

Vazhdimësia ka qenë e rëndësishme për të dhe ai nuk ndjen presionin javor që të tregojë vlerat e tij.

5.I lumtur në Munich

Askush nuk mund të thotë se 26-vjeçari ishte i pakënaqur në kryeqytetin spanjoll. Ai e donte klubin dhe e gjeti përshtatjen me klimën dhe kulturën.

Shkuarja në Gjermani do të ishte një sfidë sepse është më ftohtë dhe flitet një gjuhë tjetër; ka një mënyrë jetese plotësisht të kundërt.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar fare në të. Ai është përshtatur mirë dhe është i lumtur në Mynih, pasi është pranuar shpejt në grupin spanjoll të futbollistëve të ekipit. /Telegrafi/