LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë

Qeveria: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me një qëllim të qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura të dy vendeve fqinjë evropiane në një mënyrë dinjitoze.”

Ky është qëndrimi zyrtar i qeverisë lidhur me protestën e djeshme në Athinë.

“Ne besojmë se në Greqi dhe në Maqedoni shumica e qytetarëve duan marrëdhënie të mira fqinjësore dhe qëndrueshmëri ne stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë rajonin”, thonë nga Qeveria.


Njëkohësisht, Qeverisë e Republikës së Maqedonisë përfaqëson qëndrimet që kontribuojnë në zhvillimin dhe perspektivën në mes dy vendeve./Telegrafi/