LAJMI I FUNDIT:

Shkup, prezantohen të dhënat nga anketa debative “Qytetarët pyesin- Si dhe çfarë në BE”

Shkup, prezantohen të dhënat nga anketa debative “Qytetarët pyesin- Si dhe çfarë në BE”

Instituti për politika evropiane (IPE) sot në Shkup, në prag të publikimit të strategjisë për zgjerim me Ballkanin Perendimor , do t’i prezantojë të dhënat nga anketa debative “Qytetarët pyesin- Si dhe çfarë në BE” që e ka realizuar në nëntorin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesë e temave do të jetë prezantimi i qëndrimeve të përgjithshme për BE-në, përfitimet demoktratike dhe ekonomike, si edhe qëndrimet e qytetarëve për çështjen e emrit. Për prezantimin e të dhënave do të merret parasyshë mendimi i qytetarëve në mënyrë të detajuar për temat e përfshira në anketë, thonë nga IPE.

Qëndrimet, shtojnë ata, u morën me metodën e anketës debative, që është realizuar në bashkpunim me Qendrën për debatet demokratike në Universitetin e Stenfordit në SHBA, ndërsa projekti u mbështet financiarisht nga Civika Mobillitas./Telegrafi/