LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitje të dheut nga reshjet e shiut në dy fshatra të Prizrenit (Foto)

Rrëshqitje të dheut nga reshjet e shiut në dy fshatra të Prizrenit (Foto)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në fshatrat Nebregosht dhe Lokvicë të Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për situatën e fundit të krijuar në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut.


“Mbrëmë të reshurat e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të madhe të dheut në fshatrat Nebregosht dhe Lokvicë. Fatmirësisht pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar”.

“Nga momenti që jemi njoftuar për rastin në vend të ngjarjes kanë dalë Drejtori i Inspektoratit dhe Drejtori i Emergjencave të cilët kanë konstatuar gjendjen dhe me Drejtorin e Shërbimeve Publike kanë aranzhuar intervenimet e duhura për hapjen e rrugës dhe rregullimin e gjendjes”, ka shkruar Haskuka.

“Momentalisht rruga është pastruar nga ekipet e kontraktuara nga komuna. Në ditët në vijim ekipet e Komunës së Prizrenit do të punojnë me inxhinierë në një plan për të sanuar gjendjen në fshatin Nebregosht dhe për të eliminuar rreziqet e ngjashme në të ardhmen, po ashtu ekipet e KEDS do të punojnë në bartjen e trafo stacionit elektrik e cila rrezikohet nga rrëshqitja e dheut”.

“Kërkojmë nga qytetarët e rajonit të Zhupës që të kenë kujdes të shtuar këto ditë dhe të raportojnë rreziqet nga rrëshqitja e dheut dhe të gurëve ashtu që të merren masa preventive”, ka thën Haskuka.

Ai ka falënderuar drejtorët Islam Thaqi, Faruk Dakaj dhe Levent Kasemi për intervenimin e shpejtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori