Të rinjtë në Prishtinë thonë se janë të zhgënjyer nga shoku dhe shoqja e tyre për arsyeje se janë tradhtuar dhe kjo ka bërë që të humbin besimin, por ka edhe nga ata që mendojnë se ia vlen të kesh miqësi, vetëm që duhet të ketë kujdes në përzgjedhje.
E pazëvendësueshme, joformale, e hapur, që përshtatet me lehtësi. Më shumë se dashuria dhe familja, miqësia është lidhja më e fortë dhe më e sigurt e kohës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Shokut dhe Shoqes, të rinjtë thonë se nuk duhet të ketë besim të tepërt tek shoqja apo shoku, megjithatë ata shpesh mund të ndihmojë në zgjedhjen e problemeve të ndryshme.
Për Besarta Morinën miqësia është diçka çka duhet me pas besim, por se ka pas miqësi.
“Shoqëria është diçka që duhet me iu besu, por problemi është se ka pak shoqëri në ditët e sodit, mundem me thënë prej krejt shoqërisë çka kom janë dy ose tre që mundem t’i besoj. Besoj që ia vlen puna që çdoherë në qoftes ke diçka, është dikush që të ndihmon, do me thënë prej shumë shoqërisë dikush mundet me dal me të ndihmu. Fjalët dalin prej shoqërisë ma të ngushtë, se nuk është dikush që keni shoqëri pak më të largët mundet me ditë fjalët e tuja ose senet e tuja sekrete, është dikush i afërm që t’i tregon fjalët e tuja”, tha ajo për KosovaPress.
Kurse, Taulant Isma tha se besimi është shkurtuar pasi tradhtitë po bëhen mes shokëve.
“Si krejt tjerët edhe unë kam shoqëri. Kohëve të fundit besimi pak është shkurtu në aspektin që mbas asaj çka banjë shoqëria, shoku për shokun ose shoqja për shoqen, besimi është një çështje që shumë duhet me fol për to, ditën e sodit edhe po mënoj që besimi jo i tepërt, se në ditët e sotit tradhti po bëhen mes shokëve ose ofendimet. Pa marrë parasysh, gjithmonë besimi është një çështje që se di me fol për besimin. Ja vlen mi pas shokët që i ki pas prej femërisë, që je rrit me ata, se për shokët që i bën aty për aty ose që ki një kohë të shkurt, që njihesh me ta nuk e kish vlersu, me u shpreh me ta, me i tregu diçka që ka të bëj me personalitetin tim ose me senet e mija personale të jetës ose të familjes”, tha ai.
Fikrete Rudari tha se shoqërinë e ka pak nga shkolla e mesme por më shumë nga fakulteti për arsyeje se janë më të lidhur.
“Si gjithë të rinjtë në Kosovë po mënoj shoqërinë e kemi pak prej shkollës të mesme, më shumë tash prej fakultetit, pasi që jemi lidhë më shumë. Në rrethin e ngushtë të shoqërisë, do më thënë që kam besim, ka pas raste prej më të ndryshmeve kur secili jemi zhgënjyer prej shoqërisë, prej personave të caktuar. Thjesht duhet me kanë të kujdesshëm përzgjedhjen e shokëve dhe shoqeve edhe definitivisht ia vlen”, tha ajo.
Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje