LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetarëve do të mundësohet qasje në informacionet me karakter publik

SHGM: Gazetarëve do të mundësohet qasje në informacionet me karakter publik

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe me këtë do të hapet mundësi për ngritje të nivelit të transparencës shoqërore dhe do t’u lehtësohet gazetarëve rruga deri në informacionet nga institucionet shtetërore”.

Kështu thonë nga SHGM, të cilët thirren në dakordimet e takimit të sotëm mes përfaqësuesëve të SHGM-së dhe të Komisionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit të afërt mes Shoqatës dhe Komisionit me qëllim që të përmirësohet transparenca e institucioneve publike, por edhe për t’u mundësuar qasje më e shpejt dhe më efektive për mediat dhe qytetarët deri në informatat me karakter publik.


Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë duhet të jetë i dobijshëm për të gjithë.

Njeriu i parë i Komisionit Gjorgji Slamkov, theksoi se është duke u sjellë ligj i ri i cili duhet të mundësojë funksionim më të mirë dhe më efikas të këtij organi, ndërsa njëkohësisht do të hapet mundësi për bashkëpunim më të madh dhe më intensiv me shumë veprues shoqëror.

Me Memorandumin për bashkëpunim, parashikohen trajnime për gazetarët për përdorim efikas të mundësisë ligjore për qasje të lirë deri në informata me karakter publik, si dhe fushata publike të cilët do të kontribuojnë që institucionet të bëhen më transparente./Telegrafi/