LAJMI I FUNDIT:

“Është periudhë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë” (Video)

“Është periudhë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë” (Video)

Njohësit e çështjeve diplomatike vlerësojnë se tani është momenti i duhur për zgjidhjen e kontestit për emrin. Profesori Llazar Llazarov vlerëson se ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin, Metthew Nimetz këtë radhë në Shkup dhe Athinë vjen me zgjidhje dhe porosi konkrete.

“Shpresoj se valixhja diplomatike e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metthew Nimetz nuk do të jetë bosh, por do të jetë me disa rezultate, zgjidhje konkrete. Përpos atyre pesë zgjidhjeve: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, Republika e Maqedonisë (Shkup), mbase sigurisht ka edhe porosi të tjera edhe nga ana e SHBA-ve edhe nga ana e Bashkimit Evropian që të gjendet zgjidhje”, deklaroi Llazar Llazarov, Profesor i pensionuar.

Sipas ish ambasadorit, Gjorgji Filipov edhe pala maqedonase tashmë ka një qëndrim që do t‘ia prezantojë ndërmjetësuesit, nimetz. Spas tij, në takimin e liderëve të partive politike me Presidentin e vendit është marrë një qëndrim i përbashkët, edhepse nuk është zbuluar asnjë detaj për të njëjtin.


“Vlerësoj se gjithsesi është sjellë ndonjë qëndrim në atë bisedë të partive politike me Presidentin, Gjorge Ivanov por se është dakordësuar, dhe ashtu duhet, që të mos flitet për atë qëndrim. Pritet, me gjasë se si do të reagojë edhe pala tjetër dhe atë që ndërmjetësuesi, Metthew Nimetz do ta sjellë ashtuqë do të jetë edhe një shkëmbim i qëndrimeve, realisht afrim I ngadalshëm deri në ndonjë zgjidhje që mund t’i kënaq të gjitha palët”, tha Gjorgji Filipov, ish-ambasador.

Ekspertët vlerësojnë se çështja do të zgjidhet, për shkak se dy kryeministrat Zaev e Cipras janë të vendosur për këtë gjë. Sipas tyre edhe OBRM-ja do të mbështesë zgjidhjen për shkak se kjo e fundit do t‘i bindet presionit të ndërkombëtarëve dhe atij të brendshëm, respektivisht nga ana e qytetarëve./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Lajme
Kalo në kategori